
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri: Holokausti një mësim i madh!
Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri në Forumin Antisemitizmit deklaroi se: “Të mësosh për Holokaustin nuk është thjesht të mësosh për faktet, por të kuptosh mungesën e tolerancës, steriotipeve në shoqëri, na bën të reflektojmë për të respektuar të gjitha komunitetet etnike.

Kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri në Forumin Antisemitizmit deklaroi se: “Të mësosh për Holokaustin nuk është thjesht të mësosh për faktet, por të kuptosh mungesën e tolerancës, steriotipeve në shoqëri, na bën të reflektojmë për të respektuar të gjitha komunitetet etnike. Ne investojmë shumë për luftën ndaj fenomeneve diskriminuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.
Ai shtoi se: “Arsimi për Holokaustin është një nga gjërat më të rëndësishme që një njeri duhet të mësojë për të kuptuar, krijuar vlerat dhe për të pasur një shoqëri të ndershme. Ne i inkurajojmë mësimet mbi Holokaustin brenda Institutit për Trashëgimi Kulturore është hapur një departament me qëllim që të zhdukim këtë të keqe dhe të nxisim një shoqëri më të drejtë”.