Kryetari i Agjencisë Hebraike, Isaac Herzog: Përgëzoj Shqipërinë për Forumin kundër Anti-Semitizmit!
Kryetari i Agjencisë Hebraike Isaac Herzog, në fjalën e mbajtur në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, deklaroi se në vitet e fundit janë shënuar shumë sulme ndaj hebrenjve.
Kryetari i Agjencisë Hebraike, Isaac Herzog, në fjalën e mbajtur në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, deklaroi se në vitet e fundit janë shënuar shumë sulme ndaj hebrenjve.
Herzog theksoi se Shqipëria ndërmori një hap shumë të rëndësishëm në luftën kundër antisemitizmit.
“Është konferencë mbresëlënëse. Dua të përgëzoj liderët në Shqipëri, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, zotin Edi Rama, zotin Taulant Balla. Shqipëria mori një hap shumë të rëndësishëm në luftën kundër antisemitizmit. Hebrenjtë duhet të jetojnë të lirë kudo që ndodhen.
Hebrenjtë janë kërcënuar dhe janë përballur me vuajtje të mëdha. Çdo vend duhet që të luftojë për të parandaluar këto incidente të tmerrshme. Në Afrikën e Jugut ka shumë urrejtje ndaj hebrenjve e ndaj duhet bërë gjithçka për të ndryshuar mendësinë. Janë parë shumë sulme ndaj institucioneve hebreje”, tha Herzog.