Kryetari i Qendrës për Ndikimin Hebre, Robert Singer: Vlerësojmë Shqipërinë në luftën kundër Antisemitizmit!
Kryetari i Qendrës për Ndikimin Hebre, Robert Singer, në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, deklaroi se vlerëson Shqipërinë në luftën e pandërprerë kundër antisemitizmit.
Kryetari i Qendrës për Ndikimin Hebre, Robert Singer, në Forumin Ballkanik Kundër Antisemitizmit, deklaroi se vlerëson Shqipërinë në luftën e pandërprerë kundër antisemitizmit.
Ai përgëzoi për konferencën e mbajtur edhe politikanët shqiptarë, duke thënë se kanë bërë një punë të lavdërueshme ndaj antisemitizmit.
“Dua të përgëzoj kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi për organizimin e konferencës. Dua të falënderoj edhe anëtarin e parlamentit të Shqipërisë, z. Taulant Balla.
Shqipëria po bën punë të mirë në këtë luftë ndaj ekstremizmit. Vlerësojmë Shqipërinë në luftën që po bën ndaj antisemitizmit. Më i rëndësishëm është edukimi. Diskutimi i sotëm është një edukim në internet. Shpresojmë që pas kësaj konference do të ketë ndikim pozitiv”, deklaroi ai.