
Zgjedhjet ne SHBA dhe impakti në Izrael, Avital Leibovich takim me Ambasadorët e Ballkanit në Izrael
Drejtorja e American Jewish Committee/Jerusalem, Avital Leibovich, organizoi sot nje takim virtual me Ambasadoret e Ballkanit ne Izrael, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.

Drejtorja e American Jewish Committee/Jerusalem, Avital Leibovich, organizoi sot një takim virtual me Ambasadorët e Ballkanit në Izrael, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj.
Ajo prezantoi analizën e saj mbi zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe implikimet e pritshme për Izraelin dhe rajonin e Lindjes se Mesme.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
“Te tilla takime dhe prezantime, me znj. Leibovich sherbejne jo vetem si nje platforme takimi ne grup per Ambasadoret e Ballkanit, por ne radhe te pare ofrojne mundesi per trajtime temash me interes dhe ndarje informaconi rreth zhvillimeve te fundit ne Izrael, Marreveshjeve historike me vendet e Gjirit Persik si Emiratet e Bashkuara dhe Bahrein etj ne kuader te Abraham Accord. Tema e sotme per diskutim zgjedhjet ne SHBA dhe impakti ne Izrael dhe rajon, u vleresua nga pjesemarresit te cilet ndane mendimet e tyre rreth nje realiteti te ri tashme ne Lindjen e Mesme.”, shkruan ambasada shqiptare në njoftimin e saj në rrjetet sociale.