Prodhohet në Izrael kornea sintetike, miliona të verbër mund të rifitojnë shikimin
Startapi izraelit CorNeat Vision, një kompani e pajisjeve mjekësore oftalmike, njoftoi se zgjidhja e saj më e re, CorNeat KPro, – një kornea sintetike që bio-integrohet me murin e syve. Miliona pacientë të verbër në të gjithë botën, madje edhe në zona ku nuk ka praktikë korneale dhe as kulturë të dhurimit të organeve, të rimarrin shikimin e tyre
Startapi izraelit CorNeat Vision, një kompani e pajisjeve mjekësore oftalmike, njoftoi se zgjidhja e saj më e re, CorNeat KPro, – një kornea sintetike që bio-integrohet me murin e syve – ka marrë miratimin për të filluar një test klinik në Spitalin Beilinson në Petah Tikva.
Testimi, i aprovuar nga Ministria e Shëndetësisë e Izraelit, do të përfshijë 10 pacientë të verbër, të cilët kanë dështuar në një ose më shumë transplantime korneale.
Implanti i CorNeat Vision është krijuar për të zëvendësuar korneat e deformuara, me dhëmbëza ose të errësuara dhe pritet të rehabilitojë plotësisht vizionin e pacientëve të verbër në kornezë, thotë kompania. Lentja e CorNeat KPro integrohet me indin okular rezident duke përdorur një nano-pëlhurë sintetike të pa-degradueshme të patentuar të vendosur nën konjuktivën (indin që shtrihet brenda qepallës).
Implantimi i parë në njerëz i CorNeat KPro do të drejtohet nga Profesor Irit Bahar, drejtor i Departamentit të Okulistikës në Spitalin Beilinson.
“Pas testimit rigoroz para-klinik dhe provave të suksesshme të kafshëve, ne ndjehemi të sigurt duke lëvizur përpara dhe duke provuar sigurinë dhe efikasitetin e pajisjes sonë tek njerëzit”, tha Dr. Gilad Litvin, zyrtari kryesor mjekësor i CorNeat Vision dhe shpikësi i KPro. “Procedura e implantimit të pajisjes sonë, e cila është zhvilluar dhe përsosur në katër vitet e fundit, nuk mbështetet në indet e dhuruesit, është relativisht e thjeshtë dhe kërkon më pak se një orë për t’u kryer.
“Ne presim që kjo të mundësojë që miliona pacientë të verbër në të gjithë botën, madje edhe në zona ku nuk ka praktikë korneale dhe as kulturë të dhurimit të organeve, të rimarrin shikimin e tyre,” tha Dr. Litvin.