Takimi sekret/ Netanyahu dhe shefi i Mossad takojnë princin e Arabisë Saudite
Disa media izraelite kanë raportuar se kryeministri i këtij vendi, Benjamin Netanyahu ka vizituar në mënyrë sekrete Arabinë Saudite më 22 nëntor, për të takuar udhëheqësin de fakto të mbretërisë, Mohammed bin Salman, si dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Disa media izraelite kanë raportuar se kryeministri i këtij vendi, Benjamin Netanyahu ka vizituar në mënyrë sekrete Arabinë Saudite më 22 nëntor, për të takuar udhëheqësin de fakto të mbretërisë, Mohammed bin Salman, si dhe Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.
Transmetuesi publik izraelit, Kan, ka cituar disa zyrtarë anonimë të Izraelit duke konfirmuar se Netanyahu dhe udhëheqësi i agjencisë së spiunumit Mossad, Yossi Cohen, kanë zhvilluar takime me princin saudit të kurorës, Mohammed bin Salman si dhe me diplomatin e lartë amerikan, në qytetin Neom të Arabisë Saudite.
Edhe media tjera izraelite janë duke raportuar për informacion të njëjtë.
Zyra e Netanyahut dhe ambasada amerikane në Jerusalem nuk kanë komentuar për udhëtimin e raportuar, i cili do të përbënte të parin të ndonjë kryeministri izraelit në Arabinë Saudite.
Këto takime vijnë pasi Izrali ka nënshkruar marrëveshje historike për të normalizuar lidhjet me dy aleatë sauditë në Gjirin Persik- Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin.
Ky afrim, që bazohet në shqetësimet e përbashkëta ndaj Iranit, është ndërmjetësuar nga administrata në shkuarje e presidentit amerikan, Donald Trump.
Arabia Saudite ka thënë publikisht se do të mbajë qëndrimin që ka me dekada për të mos pasur lidhje me Izraelin derisa të mos zgjidhet konflikti me palestinezët.
Megjithatë, sauditët kanë lejuar aeroplanët izraelitë që të udhëtojnë mbi territorin e tyre në destinacionet e reja në vendet e Gjirit dhe Azisë./REL/