Indeksi 2020 i Mastercard: Izraeli, vendi i parë në botë për gratë sipërmarrëse
Izraeli renditet vendi i parë në botë për gratë sipërmarrëse nga gjigandi i kreditit, Indeksi i ri vjetor i Grave Sipërmarrëse i Mastercard, (Mastercard Index of Women Entrepreneurs – MIWE) bëri të ditur “The Jerusalem Post”.

Raporti i MIWE vëren se Izraeli është “një shembull kryesor për sa i përket mbështetjes gjinore me rezultate të shpejta dhe të rëndësishme”.
Izraeli ishte në vendin e katërt në 2019, dhe suksesi i tij i fundit mund t’i atribuohet “mbështetjes së synuar institucionale për NVM-të (ndërmarrjet e vogla dhe të mesme)” dhe një përpjekjeje të përbashkët për të dyfishuar numrin e grave sipërmarrëse.
Gratë izraelite janë më të motivuara (me 2.3 përqind mesatarisht) sesa burrat për të kërkuar mundësi biznesi dhe për të fituar pavarësi ekonomike.