Prof. Asoc. Dr. Edmond Malaj: Hebrenjtë në vilajetin e Kosovës

Hebrenjtë në vilajetin e Kosovës . Po e nisim me Vilajetin e Kosovës dhe fillimisht me Novobërdën, pasi ishte më në Veri. Prezencën e hebrenjve në Novobërdës e dëshmon edhe defteri i vitit 1498/99, në të cilin përmendet se aty kishte gjashtë shtëpi hebraike.


Ngulmimet hebraike në kohën osmane në Shqipëri gjendeshin kryesisht në qytetet-port shqiptare, sepse aty mbërrinin kryesisht të arratisur hebrenj nga Spanja, Portugalia dhe Italia. Sipas Kotanit, hebrenjtë nga Spanja kishin filluar të vinin që në vitet e fundit të shek. XV, dhe rreth ardhjes së tyre thuhet ndër të tjera, “se i tërhoqi vetë Sulltan Bajaziti II, me qëllim që ata të gjallëronin tregtinë me disa limane të vendit, siç kishte vepruar edhe Republika e Venedikut”

Komunitete tregtare hebrenje të konsiderueshme pati në qytetet Berat, Durrës dhe Vlorë. Në këto qytete duket se ka pasur sinagoga kastiliane, kataloniane, portugeze dhe puliane. Ndër portet që përdoreshin nga hebrenjtë për tregti mund të përmendim këtu (përveç Durrësit dhe Vlorës) edhe atë të Lezhës dhe Prevezës. Mund të thuhet këtu që në Shqipëri për një periudhë kohe gjatë shek. XVI, tregtarët hebrenj nuk e kishin jetën të sigurt, pasi vriteshin, dhe si vend tjetër ballkanik i Perandorisë Osmane i rrezikshëm për tregtarët hebrenj, po gjatë kësaj periudhe kohe ishte edhe Thesalia e Veriut.

Gjatë revoltave shqiptare kundër shtetit turk në vitin 1911 pakicat hebraike në Shqipëri u akuzuan se kishin bashkëpunuar dhe mbështetur rebelët shqiptarë. Tani le t’u hedhim një vështrim mundësisht sa më të detajuar pranisë së hebrenjve në secilin vilajet shqiptar duke u nisur nga Veriu për në Jug, dhe duke e përshkruar historinë e tyre që nga fillimi, pra shek. XV, deri në rënien e Perandorisë Osmane në fillim të shek. XX.

 

Hebrenjtë në vilajetin e Kosovës

Po e nisim me Vilajetin e Kosovës dhe fillimisht me Novobërdën, pasi ishte më në Veri. Prezencën e hebrenjve në Novobërdës e dëshmon edhe defteri i vitit 1498/99, në të cilin përmendet se aty kishte gjashtë shtëpi hebraike.

Më tepër se kaq nuk mund të themi për momentin mbi hebrenjtë e Novobërdës. Kurse për qytetin e Prishtinës të dhënat e para për praninë e hebrenjve aty, janë të vitit 1442, të cilat përmendin dy tregtarë hebrenj, njëri mesa duket nga Prishtina dhe tjetri nga Gjenova, “që ishin pagues taksash për punëtorinë e tyre të përpunimit të argjendtit”99, dhe po për këtë vit përmendet edhe një punonjës dogane hebre që punonte aty.

Në një dokument osman të datës 2 gusht 1716 (13 shaban, viti i hixhrit 1128) midis emrave të banorëve të Deçanit, Lloqanit dhe Carabregut, që gjenden në listën e dokumentit gjendet edhe emri Ali Davis, i cili supozohet se mund të ishte hebre ose edhe grek i islamizuar. Sipas disa të dhënave austriake në sanxhakun e Prishtinës, pas Salnamesë së vitit 1877 kishte 50 hebrenj, kurse në vitin 1903 rreth 350 hebrenj. Mbi praninë e tyre para këtyre viteve nuk kemi asnjë të dhënë, edhe vetë Evlija Çelebi që kalon nga Prishtina në vitin 1670 nuk na thotë asgjë në lidhje me ta.

Sipas Emil Vetu, konsullit francez që ndodhej në Shkodër, në Prishtinë në vitin 1866 kishte rreth 1000 hebrenj, nga 11000 banorë që ishte popullsia e përgjithshme.

 

Në shek. XIX me ndërtimin e hekurudhës Mitrovicë-Shkup, faktor ky që ndikoi në ngjalljen ekonomike të vendit, kemi edhe ardhje të familjeve hebrenje në Prishtinë dhe në fshatrat përreth saj dhe këtu mund të përmendim familjen Bivas e ardhur nga Shkupi, familjen Navon nga Manastiri, familjen Mandili nga Leskovci dhe familjen Levi nga Selaniku, nga e cila dolën edhe rabinët e Prishtinës.

Ky komunitet aty kishte edhe një shkollë dhe një faltore, mbi të cilat sot nuk dimë asgjë (vetëm faktin që kanë ekzistuar).Në vitin 1904, sipas të dhënave të “Bulletine de l’Alliance Israelite Universelle, 1904” bashkësia e Prishtinës kishte rreth 300 hebrenj. Në lidhje me sinagogat e Prishtinës flitet, se kanë qenë dy: njëra e ndërtuar aty nga fundi i shek. XIX, “kur kryetar i komunave fetare hebraike ishte Rahamin Ruben, kurse klerik (rabin) Shabat Kahmi”108. Një sinagogë duket se është shkatërruar nga regjimi serb në vitin 1953-54, dhe tjetra, gjurmët e të cilës flitet se janë afër postës së vjetër të qytetit e cila po ashtu duhet të jetë shkatërruar po nga regjimi jugosllav aty nga viti 1947109 nuk dihet se kur është ndërtuar. Hebrenj duket se ka pasur edhe në Pejë dhe në Prizren, porse rreth bashkësive hebraike të këtyre dy qyteteve nuk dimë pothuajse asgjë. Sipas Kotanit, në Prizren, në vitin 1580 përmendet vetëm një tregtar hebre, dhe sipas disa të dhënave austriake në vitin 1903 në sanxhakun e Pejës jetonin 50 hebrenj, në sanxhakun e Prizrenit 100 hebrenj.111 Kurse studiuesi kosovar Bajraktari për Prizrenin në vitin 1899 na jep numrin e 300 banorë hebrenj.

 

Ndërsa për Gjakovën, Beranin dhe Trëgovishtën, në fund të shek. XIX bëhej fjalë të kishin të tre këto lokalitete së bashku rreth 650 banorë hebrenj. Sipas Bajraktarit, në fillim të shek. XX para se të binte Perandoria Osmane, në Kosovë kishte 3000 hebrenj, (duke iu referuar Bartelit 3171), ndërkaq që vetëm në qytetin e Prishtinës duhet të ketë pasur më 1910, 60-70 shtëpi hebraike.114 Varrezat janë pa diskutim gjurmë që dëshmojnë ekzistencën dhe vazhdimësinë e një popullsie a komuniteti në një lokalitet të caktuar. Sipas studiuesit kosovar, Qazim Namani në Kosovë në lokalitete të ndryshme gjendet një numër i madh varrezash të vjetra hebraike, të cilat dëshmojnë ekzistencën e hebrenjve në ato lokalitete.

Varreza të tilla dhe gjurmë të tyre ka në Artanë (serb. Novobërdë), të cilat njihen me emrin “Juda Mezari”; në Jasenovik në vendin e quajtur Selishte; në Bushincë në vendin e quajtur Bare, në Dublje dhe në Kostandincë; në Busovat në vendin e quajtur “Quka e Petrovës”; në afërsi lagjes Selimaj, nja 150 m në lindje, e 100 m larg gurit të madh; në Prishtinë.

Sipas këtij autori ka edhe dy lokalitete të tjera me varreza të hebrenjve: varret e vjetra në “Tauk Bahqe” në madhësi 10 ari, ku janë varrosur 800 hebrenj që nga viti 1850, dhe varrezat e reja, ku janë varrosur 200 hebrenj nga viti 1922; në lagjen e Bulajve në fshatin Marec; në fshatin Brus, Hajvali, Boletin, Mitrovicë etj; në kufirin midis fshatrave Zhazhë dhe Boletin, në vendin e quajtur Petkovicë, duke hyrë në Zhazhë në anën e djathtë të rrugës, të njohura me emrin “Vorret e Jahudive”.116 Mbi komunitetet hebraike të këtyre lokaliteteve, që u përmendën më lart, nuk kemi deri tani asnjë të dhënë tjetër. Tani në lidhje me Shkupin. Përsa i përket kësaj qendre, në fillim të shek. XVI (1520-1530) aty kishte 12 shtëpi hebraike.

Por gjatë këtij shekulli aty erdhën hebrenj që ishin dëbuar nga Spanja dhe bashkësia u rrit, sepse “një udhëtar italian që vizitoi Shkupin në vitin 1560 e quajti atë si një qytet me popullsi të dominuar nga hebrenjtë në krahasim me të tjerët”. Pastaj në shek. XVII kemi aty edhe nga të ashtuquajturit “marrano” që kishin ikur nga Holanda dhe nga vende të tjera.

Supozohet se në këtë qytet të ketë pasur një varrezë hebraike që në shek. XV, por ajo është e dokumentuar vetëm që prej shek. XVI, kur pati edhe një oborr komunal të ashtuquajtur “cortijo” të dokumentuar që në vitin 1548, i përbërë edhe nga dy ndërtesa që së bashku me oborrin quheshin edhe “cortiz”.

 

Praninë e tyre e konstaton edhe vetë Evlija Çelebi në vitin 1670, por ai nuk na jep asnjë të dhënë tjetër në lidhje me ta.

Dhe kleriku katolik italian P. Bonaventura di Palazzo, i cili kaloi në Shkup në gjysmën e parë të shek. XVII e përmend praninë e hebrenjve aty, porse nuk jep shifra. Po në të njëjtin relacion Bonaventura di Palazzo thekson se pjesa më e madhe e banorëve janë shqiptarë me fe myslimane, dhe identitetin shqiptar të një pjese të madhe të banorëve të atyshëm e konstaton edhe Evlija Çelebi, kur thotë se populli i Shkupit, ndër gjuhët kryesore të komunikimit ka edhe shqipen: “Populli i Shkupit flet Shqip edhe në gjuhë të Rumelisë (!) me nji stil qi âsht i posaçëm për këtë qytet.” Në shek. XVII në Shkup janë të njohura dy sinagoga, e para sinagogë brenda, në qendër të qytetit që quhej “di atasho”, e njohur edhe si “Beth Aron” (Shtëpia e Aaronit), dhe e dyta sinagoga sipër qytetit që quhej “di ariva”, e njohur edhe si “Beth Yaacov” (Shtëpia e Jakobit). Qyteti dhe hebrenjtë e tij vuajtën nga shumë zjarre, epidemi dhe pushtime të huaja.

 

Në vitin 1689, Shkupi kishte 60.000 banorë, dhe prej këtyre 3000 ishin hebrenj, porse shumë shtëpi dhe kryesisht lagje hebraike u dogjën nga një zjarr i madh i vënë po në këtë vit nga gjenerali austriak me origjinë italiane Pikolomini (Enea Silvio Piccolomini 1640 – 1689). Në shek. XVIII hebrenjtë qenë integruar në masë të lartë në ekonominë e qytetit dhe profesionet e tyre ishin baxhjerë (kryesisht prodhues djathi),

nxjerrës mineralesh, endës, tregtarë pambuku, dylli dhe mallrash të tjera. Në lidhje me pagimin e taksave, hebrenjve përveç haraçit u duhej të paguanin edhe një taksë shtesë që burimet hebraike e përcaktojnë me termin “mas ha-begadim” (taksa veshjesh për ushtrinë), pastaj edhe një detyrim tjetër brenda hebrenjve, e quajtur “gabelle”, që ishte taksë konsumi e vënë komunitetit për mishin e prerë kosher. Në shek. XIX, pati një përkeqësim në gjendjen e hebrenjve, sepse në Shkup erdhën dhe u ngulitën serbë dhe ata nxorën jashtë tregtisë hebrenjtë, vllahët dhe armenët, dhe kështu pati një bllokim zhvillimi në bashkësinë e hebrenjve dhe shumë prej tyre iu kushtuan huadhënies dhe këmbimit të parasë.

Të tjerë iu dhanë profesionit të ndërmjetësit, të tjerë u morën me shitje frutash dhe tregti ambulante, etj. Sipas regjistrimit të vitit 1833 kazaja e Shkupit numëronte afërsisht “hebrenj: 144 meshkuj që përbëjnë 288 frymë”.

Gjatë gjysmës së dytë të shek. XIX duket se popullsia hebraike vjen duke u rritur sepse, sipas të dhënave të “Bulletine de l’Alliance Israelite Universelle, 1904” në fillimin e shek. XX në Shkup kishte rreth 1700 hebrenj, një degë të “Shkollës së Aleancës Izraelite Universale”, me rreth 136 nxënës (djem) në klasat elementare.

Rreth “Shkollës së Aleancës Izraelite Universale”, e cila përmendet edhe më poshtë, duhet të themi që e kishte bazën në Paris, dhe “ishte mishërim i vëtetë i liberalizmit të iluminizmit francez”, duke hasur kështu në kundërshtime nga rrymat tradicionale dhe qarqet rabinike. Në degët e kësaj shkolle mësonin fëmijët e të gjitha shtresave popullore hebrenje, pra pjesa më e madhe e fëmijëve të hebrenjve. Ata arsimoheshin jashtë kontrollit të autoriteteve fetare dhe mësonin gjuhën frënge, dhe arsimimi i tyre bazohej në parimet e shtetit republikan francez bashkëkohor.

Pas kthesës osmane, sipas Kristo Floqit, në Shkup (brenda në qytet) aty rreth vitit 1918 kishte rreth 98 familje hebrenje që kishin në pronësi të tyre 54 dyqane, një shkollë dhe një sinagogë, kurse në rrethinat e këtij qyteti kishte rreth 93 familje me 567 individë.

 

 

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit