
AISI: Roli i shoqërisë kundër ekstremizmit të dhunshëm
Shoqëria civile ka një rol dhe patjetër duhet ta kryejë këtë rol në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Nga AISI – Agjencia Investigative dhe e Sigurisë së Informacionit
Shoqëria civile ka një rol dhe patjetër duhet ta kryejë këtë rol në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Duhet të krijohen patjetër platforma të bashkëpunimit qeveri – shoqëri civile, ku shoqëria civile të afrohet dhe të japë kontributin e saj në luftën kundër radikalizimit apo ekstremizmit të dhunshëm.
Aktorët e shoqërisë civile sot duhet të jenë pjesë dhe të kryejnë rolin e tyre kundër ekstremizmit të dhunshëm duke marrë pjesë aktive në masat për parandalimin në rrënjë të aktiviteteve ndihmëse që ushtrojnë rrjetet terroriste.
Radikalizimi i individëve, kryesisht të rinj, sponsorizimi ose financimi i tyre duke shfrytëzuar varfërinë, mungesën e shkollimit të tyre, nxitjen e tyre për dhunë duke i indoktrinuar mbi bazë fetare të shtrembëruar, janë një tregues sot dhe kanë vërtetuar që rrjetet terroriste i shfrytëzojnë si mekanizma ndihmëse në qëllimet dhe aktivitetin e tyre.