Cakaj bisedë me krerët e Komitetit Amerikano-Hebraik: Projekte konkrete Shqipëri-Izrael
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot me krerët e Komitetit Amerikano-Hebraik (American Jewish Committee), përfshire Drejtorin Ekzekutiv, David Harris dhe drejtoreshën e degës së Izraelit, Avital Leibovich, të cilin kryediplomati shqiptar e konsideroi të shkëlqyer, duke vendosur theksin mbi rëndësinë e disa projekteve në fushën e sigurisë, arsimit, ekonomisë dhe kulturës mes Shqipërisë dhe Izraelit.

“Marrëdhënia jonë historike duhet të shndërrohet në projekte konkrete të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe institucional. Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të thelluar marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin“, shkruan Cakaj në një postim në rrjetet sociale, që shton se i është mirënjohës pafund Komitetit Amerikano-Hebraik për punën e pakursyer për ngritjen e imazhit të Shqipërisë e shqiptarëve kudo në botë.
Ministri Cakaj thekson se, gjatë bisedës në platformën “Zoom”, ai shprehu “mirënjohjen e pamatë për njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit“.
Në bisedën virtuale morën pjesë
AJC Staff:
David Harris
AJC CEO
Rabbi Andrew Baker
Director, AJC International Jewish Affairs
Avital Leibovich
Director, AJC Jerusalem
Daniel Schwammenthal
Director, AJC Transatlantic Institute
AJC Delegation:
Harriet Schleifer
AJC President
Tony Meyer
Chair, AJC Board of Governors
Tommy Haendler
Advocates Society Member, AJC National Leadership Council
Miki Krakauer
Delegates Society Member, AJC National Leadership Council
Randy Krakauer
Delegates Society Member, AJC National Leadership Council
Harriet Whiting
Regional President, AJC Dallas
Postimi i plotë
Një bisedë absolutisht e shkëlqyer me krerët e Komitetit Amerikano-Hebraik ??????!
Në krye të herës, vlen të theksohet se shprehëm mirënjohjen e pamatë për njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Izraelit.
Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm historik që hap një horizont krejtësisht të ri me shumë mundësi bashkëpunimi mes dy vendeve. Mirënjohës pafund Komitetit Amerikano-Hebraik për punën e pakursyer për ngritjen e imazhit të Shqipërisë e shqiptarëve kudo në botë.
Po ashtu, vlerësuam bashkërisht punën që ka bërë Shqipëria në luftën kundër anti-semitizmit, veçanërisht si Kryesi e Radhës e OSBE-së dhe me organizimin e Forumit Ballkanik kundër anti-semitizmit. Populli shqiptar shkëlqen si shembull i vyer në historinë e Evropës, si i vetmi popull që me mbrojtjen, mikpritjen e kujdesin e tij, ka mundësuar që në Shqipëri të ketë më shumë hebrej pas Luftës së Dytë Botërore, sesa para saj.
Diskutuam po ashtu mbi rëndësinë e disa projekteve në fushën e sigurisë, arsimit, ekonomisë dhe kulturës mes Shqipërisë dhe Izraelit. Marrëdhënia jonë historike duhet të shndërrohet në projekte konkrete të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe institucional. Shqipëria është plotësisht e përkushtuar për të thelluar marrëdhënien me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin.
Krenar me Shqipërinë ?!
Një bisedë absolutisht e shkëlqyer me krerët e Komitetit Amerikano-Hebraik ??????!
Në krye të herës, vlen të theksohet…
Posted by Gent Cakaj on Tuesday, December 15, 2020