Ka studiuar në Izrael, Qëndrim Shkodra, fitues i çmimit “Ekonomistë të Rinj” nga Banka Qendrore e Kosovës
Në konferencën e fundvitit të mbajtur nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), Guvernatori Fehmi Mehmeti ndau edhe çmimin për “Ekonomistë të Rinjë”, ku fitues ishte Qëndrim Shkodra.
Në konferencën e fundvitit të mbajtur nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), u diskutuan disa çështje të ndërlidhura me zhvillimet makroekonomike të vitit 2020, me theks të veçantë ndikimi i pandemisë COVID 19 në ekonomi. Në takimin përmbyllës, Guvernatori Fehmi Mehmeti ndau edhe çmimin për “Ekonomistë të Rinjë”, ku fitues ishte Qëndrim Shkodra.
Këtë vit temë e studimit për “Ekonomistë të Rinjë” ishte “Ekonomia në kohë pandemie, ndikimet e COVID-19 në ekonominë vendore dhe ndërkombëtare”. Punimi i z.Shkodra u vlerësua më i miri dhe arriti të marrë vendin e parë.
Qëndrimi ka përfunduar studimet bachelor dhe ato master në Izrael në Financa dhe Ekonomi.
Për një kohë, ai është angazhuar asistent në financa në Interdiscipliniary Center Herzliya dhe tani vazhdon të jetë analist financiar.
Burimi: Indeskonline.net