Akademia e Shkencave të Shqipërisë aderon në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit

Dita Ndërkombëtare e Kujtesës. Kryetari i Akademisë së Shkencave akad. Skënder Gjinushi komunikon vendimin e Asamblesë për aderimin në Lëvizjen për Luftën kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement)


Në kuadër të veprimtarive për Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës, kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, akad. Skënder Gjinushi ka komunikuar këtë të martë, më 26 janar 2021, vendimin e Asamblesë për aderimin në Lëvizjen për Luftën kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement), duke miratuar Përkufizimin e përdorshëm për Antisemitizmin sipas kuptimit në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (Insternational Holocaust Remembrance Alliance – IHRA).

Kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi deklaroi se “Dëshirojmë t’ju bëjmë të njohur me një vendim të Asamblesë së Akademisë së Shkencave për aderimin e Akademisë së Shkencave në nismën Aleanca Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit.

Duke qenë se shteti shqiptar është vend bashkëthemelues i Forumit Ndërkombëtar të Holokaustit, duke qenë se shteti shqiptar si vend organizator i Forumit të Ballkanit kundër Antisemitizmit ka pranuar interpretiminin e antisemitizmit sipas përcaktimit nga Lëvizja kundër Antisemitizmit dhe është anwtarësuar në këtë lëvizje, duke qenë se Akademia e Shkencave është bashkëhartuese e Ligjit për “Ditën e Kujtesës” dhe organizatore e shumë konferencave shkencore në përputhje me të, duke qenë se botimet shkencore të Akademisë së Shkencave dhe bashkëpunëtorëve të saj kanë luajtur një rol të rëndësishëm për njohjen ndërkombëtare të rolit të Shqipërisë dhe shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë SHOAH, Asambleja e Akademisë së Shkencave ka vendosur të aderojë si intitucion në nismat ndërkombëtrare IHRA dhe CAM.

Ky vendim të shpallet me rastin e Ditës së Ndërkombëtare të Kujtesës, që është 27 janari 2021. Pikërisht për këtë arsye ne sot bëjmë publik këtë vendim tonin, i cili iu është transmentuar institucioneve përkatëse dhe për pasojë Akademia e Shkencave e Shqipërisë është anëtare e Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokasutit.” – tha kryetari i Akademisë së Shkencave, akad. Skënder Gjinushi.
Më pas akad. Shaban Sinani, sekretari shkencor në Akademinë e Shkencave, bëri të ditur për mediet se vendimi që mori Asambleja e Akademisë së Shkencave u është bërë i njohur menjëherë organizatave ndërkombëtare që bënë regjistrimin e subjekteve qofshin shtetërore, qofshin institucionale, qofshin edhe individë për ta regjistruar si një institcion që e ka pranuar përkufizmin sipas dy organizatave IHRA dhe CAM.
“Në përgjigje të letrës që i është dërguar kësaj organizate, presidenti i Qendrës së Ndikimit Hebre, Robert Singer, është shprehur me vlerësimet më të larta për këtë hap që është hedhur nga Akademia e Shkencave, duke e quajtur “një vendim të jashtëzakonshëm” të saj dhe duke e konsideruar një “hap kolosal” që një akademi kaq prestigjoze si Akademia e Shkencave të Shqipërisë , jo vetëm përcakton pozicionin e saj në lidhje me termin antisemitizëm në kuptimin e sotëm dhe në kushtëzimet që ka termi me Holokaustin, por edhe si dhe një hap që mund të ndikojë për mirë që institucione të tjera akademike dhe universitare, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe me gjerë, në prag të Ditës së Kujtesës apo edhe më tej, të hedhin një hap emancipues për një shoqëri të lirë.”, – tha akad. Shaban Sinani.

Edhe në letrën përshëndetëse të ambasadorit të Izraelit në Tiranë Noah Gal Gendler, dërguar kryetarit të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë akad. Skënder Gjinushit, është shprehur se “populli shqiptar ka mbajtur gjithmonë anën e vërtetë të historisë”

Komunikim publik

Akademia e Shkencave aderon në Lëvizjen për Luftën kundër Anti-Semitizmit
(Vjen Mirënjohja nga Qendra e Ndikimit Hebre dhe nga ambasada e Izraelit në Tiranë)
Asambleja e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë miratoi në mënyrë të njëzëshme vendimin e Kryesisë së saj për aderimin në Lëvizjen për Luftën kundër Anti-Semitizmit

Në një letër drejtuar z. Robert Singer (Chairman Center of Jewish Impact Senior Advisor to the Combat Anti-Semitism Movement) dhe shkëlqesisë së tij z. Noah Gal Gendler, ambasador i Shtetit të Izraelit në Tiranë, z. Skënder Gjinushi, në emër të Akademisë së Shkencave, i informon ata se forumi më i lartë vendimmarrës i ASH-së, në mënyrë të njëzëshme vendosi të miratojë propozimin e Kryesisë për aderimin e këtij institucioni në Lëvizjen për Luftën kundër Anti-Semitizmit (Combat Anti-Semitism Movement), duke miratuar Përkufizimin e përdorshëm për Antisemitizmin sipas kuptimit në dokumentin e Aleancës Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit (Insternational Holocaust Remembrance Alliance – IHRA), si në vijim:
Antisemitizmi është një perceptim i caktuar për hebrenjtë, që mund të shprehet në formën e urrejtjes ndaj tyre. Manifestimet retorike dhe fizike të antisemitizmit drejtohen ndaj individëve hebrenj ose johebrenj; dhe/ose ndaj pronës së tyre; ndaj institucioneve dhe objekteve fetare të bashkësisë hebraike (IHRC, Bukuresht 26 maj 2016).

Me miratimin e këtij përkufizimi Akademia e Shkencave e Shqipërisë rikonfirmon qëndrimet e veta të vendosura në lidhje me krimet historike që janë ushtruar ndaj hebrenjve gjatë Shoah, duke vlerësuar se krimet çnjerëzore që pësuan ato gjatë Luftës së Dytë Botërore për shkak të urrejtjes racore nuk janë një dukuri që i takon historisë, por që shfaqet herë pas here në formën e një rreziku që ringjall krime kolektive dhe urrejtje racore, etnike, fetare ose kulturore.

Si bashkëhartuese e Ligjit Për shpalljen e “Ditës së Kujtesës” (2003); si organizatore e disa konferencave shkencore kombëtare e ndërkombëtare kushtuar rëndësisë që ka nxjerrja e mësimeve prej Holokaustit (në Tiranë, në Prishtinë, në Korçë, në Berat, në Elbasan e gjetkë); si institucion që ka dhënë kontributin e saj hap pas hapi duke bashkëpunuar me International Task Force të caktuar në Forumin e Stokholmit (janar 2000) për një profilaksi të qëndrueshme ndaj krimeve kundër Njerëzimit; si botuese e studimeve të anëtarëve dhe bashkëpunëtorëve të saj për historinë e mbrojtjes dhe të shpëtimit të hebrenjve prej shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore, Akademia e Shkencave e Shqipërisë e vlerëson vendimin e Asamblesë së saj si një hap krejt të natyrshëm dhe në koherencë me të shkuarën e vet, po aq sa edhe me misionin e saj ligjor e qytetar.
Mirënjohje e thellë për Akademinë e Shkencave dhe për popullin shqiptar!

Në letrën e përgjigjes që z. Robert Singer, kryetari i Qendrës së Ndikimit Hebre, i dërgon zotit Gjinushi, shkruan, se dëshiron që të përcjellë vlerësimet më të mëdha ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për vendimin e saj historik në lidhje me miratimin e Përkufizimit mbi Anti-Semitizmin sipas Aleancës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. Dhe më tej vazhdon: “Ndërkohë që fatkeqësisht ne akoma jemi dëshmitarë të valës në rritje të Anti-Semitizmit si dhe të urrejtjes në shoqëritë tona, Shqipëria, ndër të parat vende, mban qëndrim kundër këtyre fenomeneve kaq të rrezikshme. Ky vendim i jashtëzakonshëm dëshmon vendosmërinë e shqiptarëve për të luftuar në emër të tolerancës dhe përkrahjes ndaj hebrenjve dhe Izraelit, si dhe dëshmon qëndrimin në krah të aleatëve të vet. Duke parë këtë hap kolosal nga një akademi kaq prestigjioze si Juaja, shpresojmë shumë që institucione të tjera akademike të ndjekin shembullin tuaj, duke pasur parasysh ndikimin dhe rolin pozitiv që ka një akademi drejt shoqërisë civile”.

Në emër të Center for Jewish Impact (Qendra për Ndikimin Hebre), si dhe të Combat Anti-Semitism Movement (Lëvizjes për Luftën kundër Anti-Semitizmit), më lejoni t’ju përgëzoj për iniciativën tuaj dhe të të gjithë pjesëtarëve të përfshirë në të. Ne do të qëndrojmë së bashku në vazhdimin e kësaj detyre të rëndësishme, në qëllimin e përbashkët drejt një bote më të mirë për ne dhe brezat e ardhshëm.

Populli shqiptar ka mbajtur gjithmonë anën e vërtetë të historisë

Edhe ambasadori i Izraelit në Tiranë përmes një letre drejtuar z. Gjinushi ka falënderuar Akademinë e Shkencave për këtë akt. Mes të tjerash ai kërkon të falënderojë dhe të shprehë mirënjohjen ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për miratimin e përkufizimit të Anti-Semitizmit, si dhe për iniciativën për t’iu bashkuar IHRA-s dhe CAM.

“Habitem, shkruan ai, se si akoma në shekullin e 21-të, në një botë të globalizuar dhe ekonomi të hapur, ku ka liri mendimi, arritje të mëdha teknologjike, mësime të pafundme historike, ne akoma duhet të merremi me urrejtje, racizëm dhe diskriminim. Është e domosdoshme të kujtojmë të kaluarën në mënyrë që të mos e përsërisim në të ardhmen. Ky akt shpreh veprimin e një vendi të lirë dhe të njerëzve që ia njohin vlerat lirisë dhe respektit ndaj të tjerëve. Toleranca fetare në Shqipëri mbetet një shembull për t’u ndjekur nga e gjithë bota. Populli shqiptar ka mbajtur gjithmonë anën e vërtetë të historisë”, përfundon z. Noah Gal Gendler, ambasador i Izraelit në Tiranë.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit