Dita e Holokaustit/ Konsulli i Izraelit: Shqipëria, vend i bujarisë dhe i besnikërisë ndaj Hebrenjve
Rodolf Xhillari, Konsulli i Nderit i Izraelit në Shqipëri me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit, përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se, Shqipëria si vend i traditës, bujarisë dhe besnikërisë ka mbajtur qendrime kundër urrejtjes, duke u ardhur në ndihmë mbi 2000 hebrenjëve përgjatë luftës së dytë botërore.

Postimi i plotë
Nderojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit viktimat e ekstremizmit dhe racizmit që i morën jetën miliona njerëzve të pafajshëm…
Genocidi më i rëndë në historinë e njerëzimit ishte vrasja e gjashtë milionë hebrenjëve nga nazistët, ku për shkaqe racizmi u viktimizuan miliona njerëz të cilët sot përkujtohen me dhimbje nga çdo kush prej nesh.
#Shqipëria si vend i traditës, bujarisë dhe besnikërisë ka mbajtur qendrime kundër urrejtjes, duke u ardhur në ndihmë mbi 2000 hebrenjëve përgjatë luftës së dytë botërore.
E megjithatë solidariteti, paqja e lufta për të mirën, triumfojnë në kohë, histori e dinjitet!
Nderojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit viktimat e ekstremizmit dhe racizmit që i morën jetën miliona…
Posted by Rodolf Xhillari on Wednesday, January 27, 2021