Dita e Holokaustit/ Valentina Leskaj: Shpëtuam Hebrenjtë si në asnjë vend tjetër!
Ish-kryetarja e Grupit të Miqësisë Shqipëri-Izrael në Parlamentin Shqiptar, Znj, Valentina Leskaj, anëtare në Bordin Këshillues në Lëvizjen Kundër Anti-Semitizmit, ka reaguar në rrjetet sociale me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Holokaustit.

Postimi i plotë
Sot është dita Shoah, dita që përkujton çlirimin e kampit famëkeq të përqëndrimit nazist, Aushvic- Birkennau, 27 Janar 1945 kur bota tha, “Kurrë më”.
Eshtë dita për të kujtuar zhdukjen e gjashtë milionë njerëzve, fëmijë, gra dhe burra hebrenj që u masakruan vëtëm për etninë e tyre. Rritja e antisemitizmit në botë e bën edhe më të nevojshme këtë kujtesë.
Për ne shqiptarët, është edhe dita për të nderuar atë çka bënë të parët tanë, kur si në asnjë vend tjetër, strehuan e ruajtën çdo jetë të hebrenjve në Shqipëri, është një nderim për vlerat e çmuara të popullit tonë e një kujtesë për t’i ruajtur ato vlera e për tu ndarë nga çdo lloj ndasie.
Sot është dita Shoah, dita që përkujton çlirimin e kampit famëkeq të përqëndrimit nazist, Aushvic- Birkennau, 27 Janar…
Posted by Valentina Leskaj on Wednesday, January 27, 2021