Muzeu hebraik në Vlorë, simbol i bashkëjetesës së hebrenjve dhe shqiptarëve
Miqësia mes shqiptarëve e hebrenjve që prej Luftës së Dytë Botërore, e dokumentuar prej kohësh edhe në Yad Vashem, do të ketë simbolin e vet edhe në Shqipëri. Një muze hebraik do të ndërtohet në Vlorë si dëshmi e bashkëjetesës së besës shqiptare që shpëtoi izraelitët nga përndjekja naziste.

Projekti ideja parapake për Muzeun Hebraik të Shqiptarëve e zhvilluar nga AADF në bashkëpunim me Ministrinë u miratua nga Këshilli Kombëtar i Muzeve dhe Këshilli Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore Materiale.
AADF, Ministria e Kulturës dhe Bashkia janë angazhuar të bashkëpunojnë ngritjen e Muzeut Hebraik të Shqiptarëve në Vlorë, që do të tregojë një histori unike, dedikuar bashkëjetesës së Hebrenjve dhe Shqiptarëve në kohë, i cili synohet të kthehet në një magnet kulturor për zonën historike në Vlorë.
Muzeu bashkëkohor, do jetë i vetmi në llojin e tij në Shqipëri dhe rajon, përsa i përket misionit, konceptit, arkitekturës, menaxhimit, qeverisjes, modelit të ekspozimit dhe tregimit të historisë, partneriteteve dhe angazhimit të komunitetit.