Kosova dhe Izraeli më 1 shkurt lidhin marrëdhënie diplomatike
Më 1 shkurt Kosova dhe Izraeli do të firmosin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ka njoftuar Ministria e Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë.
Më 1 shkurt Kosova dhe Izraeli do të firmosin vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, ka njoftuar Ministria e Jashtme dhe e Diasporës në Kosovë.
Firmosja zyrtare e lidhjes së marrëdhënieve diplomatike do të bëhet nga ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi.
“Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me shtetin e Izraelit. Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm”, thuhet në njoftim.
“Ky moment tejet i rëndësishme për ne, është përjetësim i miqësisë së gjatë, mes popujve tanë, që tani po kurorëzohet me lidhjen e marrëdhënieve diplomatike”, citohet të ketë thënë shefja e diplomacisë kosovare, duke shtuar se Kosova është përjetësisht mirënjohëse ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Më 4 shtator 2020, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, dy dokumente për normalizimin e raporteve ekonomike, në prezencë të ish-presidentit amerikan, Donald Trump. Ato u ndërmjetësuan nga i dërguari i atëhershëm i Trumpit për dialogun, Richard Grenell.
Me marrëveshjen e nënshkruar në Uashington, Kosova është zotuar se do të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin dhe se do ta hapë misionin e saj diplomatik në Jerusalem, ndërsa Serbia është zotuar se do ta zhvendosë ambasadën e saj ekzistuese në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem./ REL/
/