Tre faktorët, që shqiptarët nuk i dorëzuan hebrenjtë!
Në faktin që shqiptarët nuk i dorëzuan hebrejtë gjatë L2B, besoj se kanë ndikuar tre faktorë kryesorë – Nga Dritan Hila, Dritare.net
Nga Dritan Hila
Në faktin që shqiptarët nuk i dorëzuan hebrejtë gjatë L2B, besoj se kanë ndikuar tre faktorë kryesorë:
Së pari, pavarësisht natyrës sonë mercenare, që do të thotë se ne historinë tonë jo pak herë jemi shtyrë nga paraja dhe jo nga idealizmi, ka një lloj ndershmërie qe nuk e tradhetojmë atë qe na paguan. E thonë shpesh edhe ata qe blejnë vota qe nëse të marrin paratë, katundarët nuk ta dredhin por ta japin votën. Pra hebrenjtë në disa raste edhe mund t’i kene paguar strehuesit e tyre shqiptarë, por ne e zbatuam paktin. Ndërkohë që në shumë vende të Evropës, strehuesit ju morën paratë dhe prapë i dorëzuan fatkeqet te nazistët.
Së dyti, ka të bëjë me qenien e shumicës se popullsisë myslimane. Feja islame në vetvete nuk ka ndonjë qasje negative ndaj hebrejve. Sidomos deri në vitin 1948 kur nisi konflikti arabo-izraelit. I konsideron njëlloj si çdo besim tjetër joislam. Kjo e shpjegon edhe pse gjatë përndjekjeve të inkuizicionit në mesjetë, shumë hebrej u strehuan ne Perandorinë Otomane, Shqipërinë përfshirë. Pa llogaritur që myslymanët shqiptarë nuk dallohen si njohës të Kuranit dhe normave e riteve te tij. Ndaj edhe nuk kishin urrejtje apo paragjykime për hebrejtë, qofshin vendas apo të ardhur. As të krishterët shqiptarë nuk është se vuajnë nga ndonjë afsh fetar që të urrejnë ata që kryqëzuan Krishtin. Ngjajnë me sivellezërit e tyre myslimanë për nga fanatizmi fetar, dhe jo rrallë e kanë bërë kapërcimin nga një fe në tjetrën. Ashtu si myslymanët, më shumë se indoktrinim fetar, duke qenë minorance, besimin e kanë çështje identitare grupi. Jo rrallë kam hasur të krishterë ëe nuk e dinin se qoftë Krishti, qoftë përndjekësit e tij, ishin hebrej.
Së treti, është kodi shqiptar i mikpritjes. Një komb i cili jo rrallë është persekutuar dhe përndjekur për shkaqe gjuhe, kombësie apo feje, nuk e ka të vëhtirë të kuptojë një të ngjashëm./dritare.net