Dokumentari/ Shqiptarët, si rrezikuan për shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës II Botërore
“Hebrenjtë, e vërteta e shpëtimit”. Dokumentari me fakte dhe dokumente për historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri u transmetua në ABC!
“Hebrenjtë, e vërteta e shpëtimit”. Dokumentari me fakte dhe dokumente për historinë e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri u transmetua në ABC!
Por çfarë përmban ky dokumentar që do të jetë në dy pjesë, e dyta javën tjetër? Rrefehet autori i abcstory, gazetari Ferdinant Dervishi!
Për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri ka pasur shumë libra dhe filma dokumentarë. Por si vjen i konceptuar ky dokumentar i ri?
“Për shpëtimin e hebrenjve në Shqipëri janë bërë shumë libra dhe dokumentarë, por unë vendosa të merrem me këtë temë, menjëherë pasi gjeta një numër të konsiderueshëm dokumentesh që vërtetojnë historinë e tyre. Nuk do të jetë me një seri, por me dy ose më shumë.
Dokumentari vjen përmes dokumenteve në shqip që i përkasin disa periudhave – kohës së Zogut, pushtimit italian dhe ndërrimit i pushteteve, kohës kur vijnë gjermanët dhe bëjnë një shtet me autonomi të kontrolluar. Kemi edhe disa dokumente të pas çlirimit, se ç’farë bë me ata, ku përfunduan etj.
Ndër pjesët më interesante më është dukur fakti që është dëgjuar shpesh të flitet se hebrenjtë kanë dashur ta bëjnë Shqipërinë një atdhe të dytë të tyre.
Është një histori e viteve ’20-’30 të shekullit të kaluar. Interesant është fakti që ata kanë parë terrenin shqiptar dhe kanë piketuar për të vendosur kolonitë zona që nuk kanë pasur pronësi, që të mos kishin konflikt me banorët.
Këto zona ishin këneta, madje kishte plane për do të ndërtuar edhe një hidrocentral në zonën e Shkodrës. E gjitha kjo ndodhi sepse ata vunë re që në Shqipëri nuk kishte urrejtje as urrejtje fetare, as raciste”.
Por si mbijetuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore dhe e kujt ishte merita?
“Merita ka qenë e gjithkujt. Gjatë kohës së Italisë vetë Jakomoni, i dërguari i Mbretit Italian, në disa raste i ka ndihmuar hebrenjtë. Por të gjithë i kanë ndihmuar. Marrim një shembull. Dihet se Berati është një nga vendet ku u shpëtuan më shumë hebrenj. Kur pushtohet Shqipëria, italianët urdhëruan të bëheshin listat e hebrenjve.
Por dokumenti që unë kam thotë se në Berat thuhet nuk ka asnjë hebre. Në realitet atje mund të kishte mbi një mijë. Ka edhe një histori të tjera mjaft interesante. Ata janë ruajtur edhe nga kleri. Vinçens Prendushi, që komunistët më pas e vranë, sipas këtij dokumenti konvertoi një hebre në fenë katolike për ta shpëtuar.
Por momenti kulmor është kur gjermanët pushtojnë Shqipërinë. Bëjnë një qeveri gjysmë të kontrolluar dhe u kërkojnë tre gjëra.
Njëra ishte për arin shqiptar të bllokuar në Romë, e dyta kodikët e Beratit dhe e fundit, listat e hebrenjve. Patër Anton Harapi, edhe ky një klerik, kundërshton në mënyrë të prerë: Përderisa kemi rënë dakord për pavarësi relative, atëherë nuk duhet të ndërhyni në punët tona të Brendshme.
Po në vitin 1943, Heinrich Myler, kreu i Gestapos në Gjermani, në një bisedë me një funksionar të lartë të Ministrisë së Jashtme kanë rënë dakord që hë për hë në Shqipëri të mos e prekin historinë e hebrenjve, për shkakun se shqiptarët, janë shumë të ndjeshëm”. /Gazeta Tema/