Hoti: Kosova nesër nënshkruan marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, këtë të dielë ka bërë me dije se nesër do të nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, këtë të dielë ka bërë me dije se nesër do të nënshkruhet marrëveshja për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit.
Hoti përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se zyrtarizimi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që ka zhvilluar me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu.
“Si rezultat i Marrëveshjes së Uashingtonit, nesër nënshkruajmë marrëveshjen për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit.
Zyrtarizmi i marrëdhënieve shtetërore vjen pas bisedës telefonike që zhvillova me 4 shtator 2020 me kryeministrin Benjamin Netanyahu, nga Zyra Ovale në Shtëpinë e Bardhë në Uashington.
Kosova si Republikë Parlamentare, si shtet sekular, mirëpret njohjen dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Shtetin e Izraelit dhe angazhohet për zgjerimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë”, shkruan Hoti.