Hoti: Marrëdhëniet diplomatike me Izraelin, Kosova theu bllokadën e njohjeve
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike sot me shtetin e Izraelit, Kosova ka thyer bllokadën e njohjeve.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike sot me shtetin e Izraelit, Kosova ka thyer bllokadën e njohjeve.
“Sot ne kemi thyer bllokadën e njohjeve për Kosovën. Më vjen mirë qe kemi arritur në këtë pikë, e përgëzoj Ministrinë e Punëve të Jashtme për kryerjen e të gjitha procedurave që sot të formalizohen raportet e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, tha Hoti.
Hoti shtoi se shteti i Kosovës konsolidohet në arenë ndërkombëtare me miq dhe lindjen e mesme falë mbështetjes së SHBA-ve.
“Konkretizimi i sotëm që bëmë sot i marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve, tregon qartë efektin dhe rëndësinë që ka marrëveshja e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, dhe i nxjerr plotësisht gabim të gjithë ata kritikë që vazhdimisht kanë kritikuan këtë marrëveshje edhe duke e kritiku dhe duke mos e pranuar njohjen nga Izraeli që e ka sjell kjo marrëveshje”, u shpreh Hoti.
Kryeministri theksoi se sot janë nënshkruar edhe disa marrëveshje të tjera që fuqizojnë bashkëpunimin mes dy shteteve
“Jemi dy vendeve mike që ju kemi gjetur pranë njëra-tjetrës në kohë të vështira”, tha Hoti i cili shtoi se presin që shumë shpejt delegacioni nga Izraeli të vizitoj Kosovën.