Njohja e Kosovës nga Izraeli, Ramush Haradinaj: Akt historik. Falëminderit SHBA!
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin teksa tashmë vendi nga sot ka fituar një tjetër njohje ndërkombëtarisht.
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka përshëndetur vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin teksa tashmë vendi nga sot ka fituar një tjetër njohje ndërkombëtarisht.
Haradinaj shkruan se ky është një akt historik që forcon pozitën e Kosovës, ndërkohë shënon edhe një kapitull të ri të marrëdhëieve dypalëshe me Izraelin.
Ai nuk harron të falenderojë SHBA-të, ndërkohë që zotohet se një prej detyrave parësore si President i ardhshëm i Kosovës do të jetë forcimi i marrëdhenieve me to.
STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ
Akti historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare.
Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet.
Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve.
Jam shumë i lumtur me këtë ngjarje, e cila ndodh në kohën kur vendi ynë ndodhet në udhëkryq. Falenderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësimin e tyre për këtë njohje kaq të rëndësishme. Kjo është edhe një dëshmi e fortë se marrëdhëniet me aleatin tonë, SHBA-të, janë të një rëndësie të veçantë e strategjike dhe si Kosovë vazhdimisht do t’i forcojmë ato. Kjo do të jetë edhe një prej detyrave të mia parësore si President i ardhshëm i vendit.
Falënderim i veçantë për popullin dhe shtetin e Izraelit!
Akti historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën…
Posted by Ramush Haradinaj on Monday, February 1, 2021