Izraeli dhe Kosova zyrtarizuan njohjen, ish-i dërguari i Trump: Ditë e mrekullueshme!
Richard Grenell, i cili ishte i dërguari i administratës së Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka reaguar pas Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike,
Richard Grenell, i cili ishte i dërguari i administratës së Donald Trump për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka reaguar pas Kosova dhe Izraeli zyrtarizuan vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, si pjesë e marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë duke e cilësuar ditë historike.
“Ditë e mrekullueshme. Izraeli dhe Kosova zyrtarisht nënshkruajnë marrëdhëniet diplomatike. Faleminderit Meliza Haradinaj-Stublla, MPJ e Izraelit, Donald Trump dhe Sekretari i ri i Shtetit, Antony Blinken për përkushtimin tuaj për ta bërë ditën e sotme vërtetë ditë historike” tha ai.
Njohja e Kosovës nga Izraeli erdhi si pjesë e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga administrata Trump në 4 shtator.