Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve (ICC) dhe Antisemitizmi i 5 shkurtit!

Nje vendim i cuditshem doli nga zyra e Gjykates Nderkombetare te Krimeve ne Hage me 5 shkurt 2021; nje vendim qe eshte kritikuar nga perfaqesues te ndryshem dhe eshte quajtur edhe nje vendim “anti-semit.”


Nga Pastor Dr. Ylli H. Doçi

Nje vendim i cuditshem doli nga zyra e Gjykates Nderkombetare te Krimeve ne Hage me 5 shkurt 2021; nje vendim qe eshte kritikuar nga perfaqesues te ndryshem dhe eshte quajtur edhe nje vendim “anti-semit.”

Per çdo njeri qe vlereson lirine dhe demokracine, nje sulm apo denigrim i çdonjerit behet nje sulm mbi secilin prej nesh, por vecanerisht kur eshte fjala per hebrenjte, me te drejte bota duhet te jete e vemendshme, sepse ata jane rasti me i spikatur i persekutimit dhe shfarosjes çnjerezore pergjate historise dhe kulminalisht ne Luften e Dyte Boterore.

Per ne te krishteret, por edhe myslymanet, hebrenjte perbejne nje popull specifik, te dallueshem qarte pergjate gjithe historise, qe mbetet me domethenie te rendesishme per fene e cila u transmetua nga i pari i hebrenjve, Abrahami, dhe ne menyra te ndryshme e trashegojme edhe ne sot.

Komplikacionet politike te kohes sone nuk jane fokusi yne ketu, sepse cdo popull qe cenohet duhet te na mobilizoje ne per te ngritur zerin ne mbrojtje te drejtesise, por populli i hebrenjve kap natyrshem vemendjen tone gjithmone, per shkak te veçantise historike te lidhjes se problemeve te ketij populli me ato te gjithe botes.

Prandaj edhe sot bie ne sy dhe degjohen shume zera kur nje vendim i padrejte nga autoritete me aurerole nderkombetare del kunder popullit hebre dhe shtetit te tyre.

Kjo behet publikisht dhe nese njerezit nuk shqetesohen, sic ka ndodhur me pasoja tragjike per gjithe boten ne te shkuaren, mund te ndodhe perseri edhe ne kohen tone.

Vendimi i padrejte eshte qe nje Gjykate Nderkombetare (Gjykata Nderkombetare e Krimeve – ICC) ka vendosur te gjykoje veprimet e shtetit te Izraelit sikur ka autoritet ne ceshtjet e nje shteti te pavarur kombetar, dhe qe per me teper nuk eshte as anetar i marreveshjes autorizuese te kesaj gjykate, duke injoruar keshtu dhe duke shkuar kunder funksioneve te cdo shteti te pavarur funksional, perkunder qellimit te formimit te kesaj gjykate ne 1998.

Problemet qe ka ky shtet apo fqinjet e tij me kete shtet nuk jane probleme qe i japin te drejten nje pale te trete te vete-autorizuar per te bere gjykime pro apo kunder ne emer te drejtesise nderkombetare, sepse keshtu cenohen te drejtat legjitime te shteteve te pavarur.

Sigurisht cenimi i te drejtave hap lufte dhe ne kete rast paraprakisht “lufta” e fjaleve propagandistike te “drejtesise” kunder kriminelit te supozuar eshte hapur kunder Izraelit dhe popullit te shtetit hebre, duke na kujtuar perseri historine e luftrave kunder ketij populli me pasoja tragjike per te gjithe.

Sa per te kuptuar ironine e kesaj situate, duhet theksuar qe kjo gjykate ka rreth 20 vjet qe ekziston dhe te gjithe e duam qe te ekzistoje nje gjykate qe denon kriminelet me te medhenj nderkombetare qe mund t’i shpetojne duarve te shteteve te dobëta.

Pra funksioni i kesaj gjykate eshte per te gjykuar ata qe s’gjykohen dot nga shtetet per shkak te dobesise se funksionit te ligjit ne ato shtete, dhe jo per te zevendesuar gjykatat e shteteve demokratike.

Gjate ketyre 20 vjeteve kjo gjykate ka harxhuar rreth 1.5 miliard euro per te denuar kriminelet me te medhenj te botes sone dhe deri sot ka denuar vetem 5 kriminele!

Çdokush qe ka pare lajme, qofte edhe rralle ndonjehere gjate ketyre 20 viteve, ndoshta ka nje liste me emra kriminelesh qe duhen kapur dhe denuar nga kjo gjykate, por nuk besoj se “krimet” e shtetit te Izraelit na vijne ne mendje si prioritet boteror, kurse kjo gjykate zgjedh fokusin tek Izraeli, perkunder kundershtimeve ndaj te drejtes se gjykates per kete juridiksion prej gjykatesit ne detyre kryesie (Peter Kovac) dhe te shtate sheteve anetare te marreveshjes per kete gjykate!

Me siguri ka shume padrejtesi te tjera qe po behen ne kete kohe ne boten tone ndaj shume te tjereve dhe te gjithe e meritojne vemendjen dhe protestimin tone parimor, por pikerisht ne emer te mbrojtjes se gjithe te tjereve mbrojtja e te drejtave te hebrenjve sot eshte pikerisht urgjente per te adresuar ne vazhdim padrejtesite ngaj çdokujt dhe nga çdokush qe behet arrogant si gjykata e vendimit para-gjygjesor te 5 shkurtit; Hebrenjte nuk jane nje specie e vecante, por sherbejne si nje pergjithesim historik me vecanti specifike, pra si nje rast specifik dhe perfaqesues i njerezimit dhe cdo populli kudoqofte ne pergjithesi dhe cdo njeriu te kercenuar kudo ne vecanti.

Prandaj ne sot protestojme padrejtesine e vendimit uzurpues te pozites gjykuese te nje populli dhe shteti te pavarur, nje shtet i respektueshem per sistemin e drejtesise si ai Izraelit, ne emer te mbrojtjes se te drejtave te cdo populli dhe shteti te pavarur ne boten e qyteteruar.

*Dr. Ylli H. Doci eshte pastor i nje kishe ungjillore ne Tirane dhe mban nje Master ne Filozofine e Religjionit dhe nje Doktorature ne Antropologji Sociale.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit