Albin, kur të thërret Izraeli, merre guximin!
Një thirrje jo e zakonshme për udhëheqësin e ardhshëm të Kosovës – Nga Fahri Xharra, publicist
Nga Fahri Xharra
Një thirrje jo e zakonshme për udhëheqësin e ardhshëm të Kosovës:
“E mirëpres jashtëzakonisht marrëveshjen mes dy vendeve të nënshkruar në fillim të muajit për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike dhe shpresoj se ky do të shërbejë si momenti ri për të forcuar dhe avancuar bashkëpunimin mes nesh. Përpjekja juaj për çështjet e hebrenjve, përfshirë kthimin e pronave, është tejet e vlerësuar. E shoh shumë të rëndësishme vendimin e Kosovës për të hapur ambasadën në Jerusalem dhe ju pres në Izrael në ceremoninë e hapjes.” – thuhet në mesazhin e Netanyahut, dërguar Albin Kurtit .
Çka do më tepër pavarësia e Kosovës ? Dy shtete më miqësore të popullit tonë i kanë hapur dyert për ne: Amerika para 20 vitesh dhe ende vazhdon, dhe Izraeli i gatshëm dhe publikisht është me ne.
Na kujtohet thënja e Vuqiqit e para disa ditëve drejtuar Izraelit: “ Mohoje njohjen e Kosovës, ne e hapim menjëherë Ambasadën tonë në Jeruzalem.
Ne nuk kushtëzojmë asgjë, por përkundrazi jemi të privilegjuar kur Kryeministri Netanjahu e thërret , kryeministrin e ardhshëm të Kosovës në Izrael, për një trashje të miqësisë ne mes dy popujve më të vjetër në botë.
Gazetat shkruanin që “Albini është ne mes dy zjarresh”, unë nuk e shoh ashtu. Të thotë mos shko mua ai që e financon Serbinë me investime marramendëse, dhe neve dihet se çka.
Mos ki dert as për Europën , edhe ata në vetvete nuk janë kundër, por ashtu e do momenti i tyre karshi vendeve arabe.
“Albini, si kryeministër duhet të ndjek politikën e koordinimit të veprimeve të tilla me SHBA. Çdo ndryshim i kursit të qeverisë së Kosovës pa pëlqimin e SHBA do të jetë i dëmshëm, si i tillë nuk i shërben Kosovës”, ka thënë Mehmeti.
Këtë e thotë jo vetëm ai por të gjithë ne.
Albin unë dëshiroj një fluturim të mbarë deri në Izrael, një takim super miqësor me Zotin Netanjahu, dhe do të futesh në historinë e kombit tonë si dashamiri më madh i tij.
Fluturim të mbarë Albin Kurti !