Fahri Xharra: Zonja Vjosa, boll e zgjatët. Hapeni ambasadën e Kosovës në Jerusalem!

Publicisti kosovar Fahri Xharra i shkruan Ushtrueses në Detyrë, Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani


Nga Fahri Xharra

Zonja Vjosa, boll mo e zgjatët!

Kaluan do kohë që Zoti Netanjahu e mirëpret Albinin në Izrael që përfundimisht njohja e saj politke e Kosovës të kurorëzohet edhe me hapjen e Ambasades sonë në Jerusalem. Një fitore e madhe për ne shqiptarët!

Ne si shqiptarë të Kosovës, ti e di fort mirë ishim të pa njohur në botë na quanin “shiptari “ që të na humbin identitetin dhe që Bota kkurrë mos të dijë se edhe këtu ka shqiptarë, jo të ardhur si e thonë serbët por vendor me mijëra vjet që nga koha e pallazgëve dhe më vonë e Dardanëve.
Fati i madh që sot jemi faktor europian, shtet i njohur ndërkombëtarisht nga fuqitë pro-perëndimore euro-amerikane. Dhe fati edhe më i madhe që edhe Izraeli e zgjati dorën e miqësisë dhe e pranoi shtetin e ri. Kjo është mrekullia mijëvjeçare që fuqia më e madhe ushtarake në Lindjen e Afërme të jet mik i yni.

Izraeli dhe izraelitet e kanë një të mirë që nuk e harrojnë as të mirën e as të keqen.

Populli ynë e ka vendin e saj kryesor në mirënjohjet izraelite për popullin shqiptar.

Ne kishim qenë shumë më sukes – shëm në jetë sikur të mendonim si hebrejt.

Pra, edhe ti Zonja Vjosa si njeriu më i dëshiruar ndër votuesit shqiptar mendo si hebre!

Z. Netanjahu me një rast e tha: Unë e mbaj fjalën si shqiptari Besën. Po ku mbeti Besa shqiptare ndër ju të zgjedhurit?

Nuk di se pse po e zgjatni kaq shumë? Amerika e ka Ambasadën e saj në Jerusalem. Po ju çfarë koordinimi pritni me Amerikën për këtë çështje? Apo është vetë njëarsyetim naiv i juaji që “arrini “ aty ku dëshironi? E dhasht zoti që mos të jetë ashu si e mendojnë shumica e shqiptarëve që e duan Ambasadën në Jerusalem.

Serbët një-dy–tri e thonë se Kosova është Jerusalemi serb. Nuk të pengon kjo?

Hapja e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem do t’iu mbyll gojën njëherë e përgjithmonë serbëve. Në ate që mendojnë serbët ne e kemi përgjegjen se Kosova është Jerusalemi i shqiptarëve.

Znj. Vjosa mos e vononi shumë, se pendimi është vetem pendim, më vonë. Një herë, e thotë populli vjen “Vera kah dera!”

Suksese dhe ngutuni!

07.03.21, Gjakovë

Lexo më shumë

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit