Izraeli i rikthehet jetës normale, Netanyahu shijon ëmbëlsirën e preferuar

Pas vaksinimit masiv të popullatës, Izraeli duket se po i kthehet jetës normale. Restorantet, baret dhe hapësirat e aktiviteteve që kanë qenë të mbyllura në kuadër të masave kundër COVID-19, filluan të ofrojnë shërbime


Pas vaksinimit masiv të popullatës, Izraeli duket se po i kthehet jetës normale. Restorantet, baret dhe hapësirat e aktiviteteve që kanë qenë të mbyllura në kuadër të masave kundër COVID-19, filluan të ofrojnë shërbime, por shumica prej tyre vetëm për personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës.

Teksa vendi po rihapet, ndonëse në mënyrë graduale, kryeministri i vendit Benjamin Netanyahu dhe kryetari i bashkisë së Jerusalemit Moshe Lion, shijuan një ëmbëlsirë në një kafene në park.

“Ne duhet që ende të shohim veten, duhet të mbajmë maska, të mbajmë distancën që njerëzit kërkojnë, por ne po dalim, dhe nuk na pret edhe shumë “, i tha ai Reuters.

Kujtojmë se Izraeli është vendi që ka kryer më shumë vaksinime në botë krahasuar me popullsinë e saj.

Personat që posedojnë “pasaportën e gjelbër” mund të marrin pjesë në aktivitetet e zhvilluara në ambiente të mbyllura që nuk tejkalon 300 persona.
Referuar shifrave, në Izraelin me një popullsi prej rreth 9.3 milionë banorë, dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 4 milionë e 929 mijë persona, ndërsa të dyja dozat 3 milionë e 716 mijë persona.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit