
Efekti pozitiv i ambasadës në Jeruzalem
Kosova vendosi të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem, duke qenë kështu vendi i tretë pas SHBA- ve dhe Guatemalës që e ka vendosur misionin e saj diplomatik në kryeqytetin e Izraelit.

Kosova vendosi të hapë ambasadën e saj në Jeruzalem, duke qenë kështu vendi i tretë pas SHBA- ve dhe Guatemalës që e ka vendosur misionin e saj diplomatik në kryeqytetin e Izraelit.
Lajmi bëri bujë ndërkombëtare – me qëndrime pozitive dhe kundërshtuese – por, më e rëndësishme është efekti i saj pozitiv, jo vetëm gjeopolitik, por edhe beneficet me karakter të shumëanshëm.
Sot, ministrat e Shëndetësisë – Edelstein dhe Zemaj – diskutuan për dërgimin e vaksinës anti-koronavirus nga Izraeli në Kosovë. Një veprim domethënës.
Të tjera projekte bashkëpunimi janë duke u përgatitur dhe ndodhen në tavolinën e ambasadores Ines Demiri dhe të zyrtarëve të institucioneve të ndryshme izraelite.
Bashkëpunimi sapo ka filluar!