Ambasadori Gendler i dhuron ministres së Arsimit broshurën “Roli i Shqiptarëve në shpëtimin e Hebrenjve”
Ambasadori i Izraelit ne Tirane, z. Noah Gal Gendler, zhvilloi nje takim me Ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi
Ambasadori i Izraelit ne Tirane, z. Noah Gal Gendler, zhvilloi nje takim me Ministren e Arsimit të Shqipërisë, Evis Kushi, ku nder te tjera i dhuroi dy kopje te broshurave “Roli qe luajti Shqiperia ne Shpetimin e Hebrenjve gjate Holokaustit, (Shoah)” te edukimit per nxenes dhe mesues te shkollave te mesme.
Ambasadori e njohu Znj. Ministre me rendesine e ketyre materialeve, te cilat botohen prej vitesh ne Izrael dhe tashme, perkthyer ne shqip i ofrohen dhe shkollave ne Shqiperi. Keto botime jane te rendesishme per njohjen e historise dhe rolit te shqiptareve ne mbrojtjen e Hebrenjve te Shqiperise.
—
Postimi i Ministres Evis Kushi në Facebook
Gjithmonë e nderuar të mirëpres Ambasadorin e Izraelit në Shqipëri, SH.T.Z. Noah Gal Gendler. Shqipëria ishte i vetmi vend ku hebrenjtë gjetën një strehë të sigurt për qëndrim në kohën kur në të gjitha vendet e tjera të Europës ata po përndiqeshin dhe vriteshin në masë. Bazuar në vlerat mikpritëse të popullit shqiptar dhe tolerancës fetare që na karakterizon, në Shqipëri u shpëtuan mbi 2 mijë hebrenj, përveç atyre që kishin ardhur këtu që përpara Luftës së Dytë Botërore.
Sot, me sytë nga historia, është krenari për mësuesit dhe nxënësit shqiptarë të studiojnë thellësisht këtë kapitull mes popullit shqiptar dhe popullit hebre, në një nga periudhat që është konsideruar nga më të errëtat në historinë e njerëzimit. ?????