Memorandum Mirëkuptimi, Ines Demiri takon Drejtorin e Bibliotekës Kombëtare të Izraelit
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, u takua me Oren Weinberg, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Izraelit
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, u takua me Oren Weinberg, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Izraelit, ku u bisedua për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet dy bibliotekave kombëtare: Kosovë dhe Izrael.
“Pata një takim të frytshëm me z. Oren Weinberg, Drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Izraelit. Biseduam për nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet dy bibliotekave tona kombëtare, me nismë të homologut kosovar, z. Fazli Gajrakut. E mirëpres bashkëpunimin dhe shkëmbimin midis dy bibliotekave shtetërore”, shkruan Demiri në Twitter.
Had a fruitful meeting w/Mr.Oren Weinberg – director of National Library of ?? & discussed about the signing of an already initiated MoU by Mr. Fazli Gajraku – director of National Library of ?? Soon cooperation & exchange btw the 2 national libraries ????? pic.twitter.com/ENPrM37sQV
— Ines Demiri (@InesDemiri1) April 23, 2021