Center for Jewish Impact: Shmangia e taksimit të dyfishtë midis Izraelit dhe Shqipërisë nxit investimet

Center for Jewish Impact përshëndeti firmosjen e Konventës për shmangien e taksimit të dyfishtë midis Izraelit dhe Shqipërisë, duke theksuar do të shërbejë për të nxitur bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve dhe popujve, duke përgëzuar njëkohësisht edhe Ambasadën shqiptare në Izrael.


Center for Jewish Impact përshëndeti firmosjen e Konventës për shmangien e taksimit të dyfishtë midis Izraelit dhe Shqipërisë, duke theksuar do të shërbejë për të nxitur bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve dhe popujve, duke përgëzuar njëkohësisht edhe Ambasadën shqiptare në Izrael.

“Ne i përgëzojmë miqtë tanë në Ambasadën shqiptarë në Izrael, për zhvillimin e mrekullueshëm të heqjes së taksimit të dyfishtë midis Izraelit dhe Shqipërisë. Padyshim që do të shërbejë për të nxitur bashkëpunimin e mëtejshëm midis vendeve dhe popujve tanë”, shkruan Center for Jewish Impact në Twitter.

Qeveria e Shtetit të Izraelit dhe Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, nepermjet Ministrit te Jashtem Gabi Ashkenazi dhe Ambasadorit te RSH Bardhyl Canaj, zhvilluan sot nje takim bilateral i cili u finalizua me nenshkrimin e Konventes per eleminimin e Taksimit te Dyfishte.

Realizimi i kesaj Konvente behet me qellimin për eliminimin e tatimit të dyfishtë në lidhje me tatimin mbi të ardhurat, pa krijuar mundësitë për mos-tatim ose tatim të reduktuar nëpërmjet evazionit ose shmangies tatimore (duke përfshirë nëpërmjet marrëveshjeve mbi zbatimin e traktateve të favorshme, të cilat synojnë të përfitojnë lehtësirat e ofruara në këtë Konventë për përfitim të tërthortë të banorëve të Shteteve të treta);
1.Kjo Konventë zbatohet për personat që janë rezidentë në njërin ose në të dyja Shtetet Kontraktuese.

2.Për qëllimet e kësaj Konvente, të ardhurat e gjeneruara nga ose nëpërmjet një subjekti ose marrëveshjeje, e cila trajtohet si plotësisht apo pjesërisht transparente nga pikëpamja tatimore sipas ligjit për tatimet të secilit Shtet Kontraktues, konsiderohen si të ardhurat e një rezidenti të një Shteti Kontraktues, por vetëm deri në masën që këto të ardhura trajtohen për qëllimet e tatimit nga ai Shtet, si të ardhura të një rezidenti të atij Shteti. Në asnjë rast, dispozitat e këtij paragrafi nuk interpretohen se cenojnë të drejtat e një Shteti Kontraktues për të tatuar rezidentët e atij Shteti Kontraktues.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit