
Ekspozita e artistit Adrian Paçi në Haifa, ambasadori Canaj pret Kryekuratorin e Muzeut
Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me Kryekuratorin e Muzeut të Haifa, Kobi Ben-Meir.

Ambasadori i Shqipërisë në Izrael, Dr. Bardhyl Canaj, u takua me Kryekuratorin e Muzeut të Haifa, Kobi Ben-Meir.
Sipas ambasadës shqiptare, qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe bashkëpunimi për hapjen e ekspozitës në Muzeun e Haifas të artistit bashkëkohor të shquar shqiptar Adrian Paçi, i planifikuar të zhvillohet në janar 2022 në Haifa, Izrael.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
“Sot në ambientet tona u takuam me Kryekuratorin e Muzeut të Haifa, Kobi Ben-Meir. Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi dhe bashkëpunimi për hapjen e ekspozitës në Muzeun e Haifas të artistit bashkëkohor të shquar shqiptar Adrian Paçi, i planifikuar të zhvillohet në janar 2022 në Haifa, Izrael.
Muzeu i Artit në Haifa është muzeu më i madh në veri të Izraelit dhe i kushtohet artit modern dhe bashkëkohor. Është një qytet i cili krenohet se është një vend unik në Izrael i bashkëjetesës arabe dhe hebraike.
Në janar 2022, Muzeu i Artit në Haifa do të hapë një ekspozitë retrospektive të artistit shqiptar Adrian Paci, duke u bashkuar me një listë të muzeve prestigjioze që i kushtuan çeljen e ekspozitave individuale të Paçit, midis tyre Galeria Kombëtare e Arteve në TIrana, Muzeu Moderna i Stokholmit, Muzeu i Artit Modern New York, Kunsthaus Cyrih, Galeria Kombëtare e Jeu de Paume Paris dhe Padiglione d’Arte në Milano.
Të lumtur të diskutojmë mbi mënyrat e bashkëpunimit me Muzeun Haifa, për të kontribuar në ekspozitën e suksesshme të një prej artistëve bashkëkohorë më të njohur shqiptarë, Adrian Paçi”, shkruan ambasada në rrjetet sociale.