Sistemi “Iron Dome” e mbrojti Izraelin nga 90% e raketave të lëshura nga Gaza
Sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit “Iron Dome” ka kapur nëntë nga dhjetë raketa palestineze të hedhura.
Benjamin Netanyahu ka refuzuar kërkesën për paqe nga Hamas-i ndërsa Izraeli nxori trupat ushtarakë përgjatë kufirit me Gaza-n.
Mbi 600 raketa të hedhura nga Izraelitët që të hënën kanë shkatërruar bazat e Islamistëve dhe u kanë marrë jetën nëntë komandantëve të lartë, përfshirë këtu edhe shefin e inteligjencës në Hamas.
Ky i fundit ofroi armëpushim natën e shkuar përmes ministrisë së jashtme ruse pasi të dyja palët lëshuan mbi 1,600 raketa në qytete të populluara duke u marrë jetën shtatë civilëve izraelitë.
Por, Netanyahu është zotuar që trupat e tij ushtarakë janë bërë gati për për një operacion të gjatë dhe se forcat e tyre do të vijojnë të shtohen, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për uljen të tensioneve. Në Palestinë 83 persona janë vrarë, mes tyre edhe 17 fëmijë.
Ndërsa sistemi i mbrojtjes ajrore të Izraelit “Iron Dome” ka kapur nëntë nga dhjetë raketa palestineze të hedhura, pjesa tjetër ka vrarë të paktën gjashtë civilë dhe ka plagosur më shumë se 90 të tjerë.
Familjet në Tel Aviv e kaluan pjesën më të madhe të mbrëmjes së kaluar të strehuar nëntokë. /abcnews.al/