SHBA: Sulmet me raketa ndaj Izraelit duhet të ndalen!
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkoi nga militantët palestinezë që të ndalojnë lëshimin e raketave kundër Izraelit.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkoi nga militantët palestinezë që të ndalojnë lëshimin e raketave kundër Izraelit.
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken u shpreh në mbështetje të Izraelit.
“Kemi qenë shumë të qartë që sulmet raketore duhet të ndalen.
Gjithashtu kemi sqaruar të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten. Po bashkëpunojmë edhe me partnerët rajonalë në mënyrë që të mbizotërojë qetësia.
Shprehim ngushëllimet më të ndjera për njerëzit që humbën të afërmit e tyre. Jemi të shqetësuar edhe për dhunën në rrugët e Izraelit.
Besojmë se izraelitët dhe palestinezët meritojnë liri, siguri, dinjitet dhe prosperitet në një masë të barabartë.”, u shpreh Blinken.