Shkatërrimi i raketave të Hamasit, Akri Çipa: Sistemi “Iron Dome”, një bashkëpunim Izrael-SHBA
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Akri Çipa i ftuar në RTV ORA komentoi zhvillimet e rënda në Lindjen e Mesme me luftimet e përgjakshme mes Izraelit dhe Palestinës që vijojnë prej një jave.
Nga Marjana Ciku
Eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Akri Çipa i ftuar në RTV ORA komentoi zhvillimet e rënda në Lindjen e Mesme me luftimet e përgjakshme mes Izraelit dhe Palestinës që vijojnë prej një jave.
Çipa rikujton arsyen që u përdor për të ndezuar këtë konflikt: Përmes një situate ligjore 6 familjeve palestineze banuese në Jeruzalemin Lindor ju kërkua të lironin shtëpitë e tyre pasi do të shembeshin. Kjo u mor si provokim nga ana palastinesve. Kjo situatë u pasua me protesta, përplasje në xhaminë e shenjtë, dhe me sulmin terrorist të Hamasit kundër Izraelit.
Eksperti theksoi gjithashtu edhe një rrezik të mundshëm që mund t’i kanoset rajonit. Hamasi është një organizatë terroriste, të tillë e njeh gjithë bota dhe nuk duhet neglizhuar forca e saj, u shpreh Çipa
Ndër të tjera Çipa foli edhe për sistemin mbrojtës të raketave të Izraelit, ku tha se është shumë i sofistikuar dhe siguron mbrojte të lartë.
Sistemi i Izraelit ose sic njihet ” Kupola e Hekurt” është një sistem që e ka zhvilluar në bashkëpunim me SHBA, dhe i indetifikon sulmet në ajër.
Çipa foli edhe për qëndrimin e ndërkombëtarëve që po përpiqen që t’i ulin palët në tavolinë. Po kërkohet një armëpushim i përkohshëm që të nisin hapat e para të bisedimeve. Ndryshe nga paraardhesit e tij Biden nuk e ka patur prioritet këtë konflikt dhe për fat të keq kjo ka cuar në degjenerimin e situatës. Pavarsisht kësaj presidenti Biden ka vendosur të ndërhyjë pasi ështe ndërmjetësuesi kryesor që mund të uli palët, duke dërguar Hady Amr në përpjekje për të gjetur një rrugëzgjidhje dhe gjuhen e dialogut.
Çipa kujtoi edhe përpjekjet e Egjiptit për qetësimin e gjakrave. Ata kanë interes në uljen e këtij konflikti që po shkakton vdekje civilësh.