Izraeli: Kemi shkatërruar 15 km të tuneleve të Hamas në Rripin e Gazës
Ushtria izraelite ka goditur 15 kilometra të rrjetit nëntokësor të tunelit të Hamasit në veri të Rripit brenda natës
Ushtria izraelite ka goditur 15 kilometra të rrjetit nëntokësor të tunelit të Hamasit në veri të Rripit brenda natës. Zëdhënësi ushtarak bëri të ditur se në shënjestër të sulmeve ishin në veçanti kalimet midis tuneleve të ndryshëm, të përcaktuar si ‘Linja C’ e rrjetit.
Në total thuhet se janë bërë 35 sulme brenda 20 minutash.
Qyteti i Gazës u godit në mënyrë të përsëritur nga Veriu në Jug pasi kryeministri izraelit Benjmanin Netanyahu njoftoi se operacioni ushtarak do të vazhdonte. Rrjeti elektrik i qytetit u dëmtua rëndë dhe shtëpitë e nëntë komandantëve të Hamasit përtej Rripit u goditën.
“Shtëpitë e sulmuara u përdorën si infrastruktura terroriste dhe në disa madje u gjetën depo armësh. Si pjesë e sulmit, rreth 35 objektiva terroristë u vunë në shënjestër për një periudhë prej afërsisht 20 minutash,” njoftoi ushtria.
Sipas forcave të armatosura izraelite, 54 aeroplanë luftarakë morën pjesë në sulm dhe hodhën rreth 110 municione precize, duke shkatërruar 15 kilometra tunele.