Balla mesazh Netanyahut pas incidentit në Jeruzalem: Terrorizmi, një neveri për dinjitetin njerëzor!
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla ka shpërndarë mesazhin në Twitter të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ka shprehur solidaritetin me popullin izraelit, pas aktit të sotëm terrorist në Jeruzalem
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, deputeti Taulant Balla ka shpërndarë mesazhin në Twitter të kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe ka shprehur solidaritetin me popullin izraelit, pas aktit të sotëm terrorist ku një 20-vjeçar ka plagosur me thikë një ushtar izraelit dhe një qytetar të thjeshtë në lindje të Jerusalemit, ndërsa më pas është vrarë nga policia.
“Terrorizmi është një neveri për dinjitetin njerëzor” , shkruan Balla në mesazhin e tij.
Terrorism is a disgust for human dignity. https://t.co/as8RDpDIky
— Taulant Balla (@taulantballa) May 24, 2021
“Unë u dërgoj urimet e mia më të mira dy të plagosurve në sulmin me thikë në Jeruzalem sot dhe përshëndes luftëtarin që vrau terroristin. Ne do të vazhdojmë të luftojmë terrorizmin me të gjitha forcat tona”, shkruan kryeministri izraelit në mesazhin e tij.
Incidenti ndodhi në afërsi të selisë Sheik Jarah.
“Ushtari ka marrë ndihmën e shpejtë në vendin e ngjarjes dhe është dërguar në spital për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të ushtrisë izraelite.
? Aanval met een mes in Jeruzalem vandaag. Mes zit nog in rug van soldaat.pic.twitter.com/blOAKCuOd9
— joods.nl ✡️?? (@dutchjews) May 24, 2021