Center for Jewish Impact lidh Universitetin Bar-Ilan dhe Universitetin e Tiranës
Qendra për Ndikimin Hebre (Center for Jewish Impact – CJI) moderoi sot një takim virtual midis përfaqësuesve të Universitetin Bar-Ilan (Izrael) dhe Universitetin e Tiranës (Shqippëri).
Qendra për Ndikimin Hebre (Center for Jewish Impact – CJI) moderoi sot një takim virtual midis përfaqësuesve të Universitetin Bar-Ilan (Izrael) dhe Universitetin e Tiranës (Shqippëri).
Synimi i takimit, sipas CJI, ishte koordinimi dhe organizimi të aktiviteteve të organizatës hebraike, për të forcuar pozicionin e Izraelit në botë dhe për të forcuar lidhjen me insituticione akademike dhe universitare me Shqiperinë
“Qendra për Ndikimin Hebre është e kënaqur të kontaktojë dhe të lidhë Universitetin Bar-Ilan dhe Universitetin e Tiranës, institucioni më i madh akademik në Shqipëri, si pjesë e aktiviteteve të organizatës për të forcuar pozicionin e Izraelit në botë dhe për të forcuar lidhjen në fushën akademike dhe dhe të kerkimit shkencor me Shqipërinë.
Shqipëria ka një lidhje të veçantë me popullin hebre dhe shtetin e Izraelit, pasi që gjatë Holokaustit ajo siguroi strehim për mijëra hebrenj që u larguan nga nazistët – një trashëgimi për të cilën ata janë shumë krenarë deri më sot. Këto ditë ndërsa jemi dëshmitarë të një rritje alarmante të ngjarjeve antisemitike në të gjithë botën, Shqipëria është në krye të luftës kundër antisemitizmit në Ballkan, së bashku me shprehjen e mbështetjes së qartë për Izraelin.
Takimi u ndoq nga Kryetari i Qendrës për Ndikimin Hebre, Robert Singer, ish Nënkryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Valentina Leskaj, Prof. Moshe Levinstein, Zëvendës Presidentja e Universitetit Bar Ilan, Prof. Rachel Levy Drummer, Sekretari Akademik i Bar Ilan, Prof. Rachel Dekel, Drejtori Akademik i Shkollës Ndërkombëtare Bar Ilan; Ofer Dahan, Drejtor i Përgjithshëm i Shkollës Ndërkombëtare Bar Ilan; Dr. Bernard Dosti, Zëvendës Rektor i Universitetit të Tiranës dhe Bruna Nika, Drejtor i Shkollës Ndërkombëtare të Universitetit të Tiranës.
Ne besojmë se ky takim është vetëm fillimi i shumë bashkëpunimeve që pritet të vijnë së shpejti”, shkruan në njoftimin e saj Qendra për Ndikimin Hebre në rrjetet sociale.
Reagim pati edhe nga Ambasada e Shqipërisë në Izrael.
“Sot u zhvillua konferenca e dyte virtuale organizuar nga Jewish Impact ne bashkepunim me Universitetin Bar Ilan dhe Universitetin e Tiranes, me te cilin do te nenshkruhet se shpejti nje Marreveshje Bashkepunimi ne fushen akademike dhe të kerkimit shkencor”, shkruan ambasada në rrjetet sociale.