Netanyahu: Nëse Hamasi thyen armëpushimin dhe sulmon Izraelin, e pret fundi!
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar një përgjigje shumë të fuqishme për Hamasin nëse ky grup thyen armëpushimin 11 ditor
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar një përgjigje shumë të fuqishme për Hamasin nëse ky grup thyen armëpushimin 11 ditor.
“Nëse Hamasi e prish qetësinë dhe sulmon Izraelin, përgjigja jonë do të jetë shumë e fuqishme,” tha Netanyahu të martën.
Deklaratat Netanyahu i bëri pas bisedimeve me Sekretarin Amerikan të Shtetit Anthony Blinken, i cili ndodhet në Jeruzalem për të diskutuar rreth armëpushimit.
Ndërsa, Blinken theksoi se ndihma ndërkombëtare për rindërtimin e Gazas, ku ekspertët thonë se janë shkatërruar të paktën 300 ndërtesa, nuk duhet t’i vijë në ndihmë Hamasit, grupit militant që kontrollon zonën.
“Do të punojmë me partnerët tanë shumë ngushtë që të sigurojmë që Hamasi të mos përfitojë nga ndihma për rindërtim,” tha Blinken.
Diplomati i lartë amerikan planifikon që të takojë presidentin palestinez Mahmoud Abbas ditën e sotme, por nuk do të takohet me përfaqësuesit e Hamasit, i cili është në listën e zezë nga Uashingtoni si një grup terrorist.