Ana humane e Izraelit, mbesa e shefit të Hamasit merr trajtim mjekësor për kancer në spitalin izraelit
Sipas raporteve, familjari i shtruar në spital është mbesa e tij shtatëmbëdhjetë vjeçare, e cila ka marrë një transplant të palcës së kockave.
Një i afërm i shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin Ichilov në Tel Aviv, pjesë e Qendrës Mjekësore Sourasky, për më shumë se një muaj, njoftoi kanali N12.
Sipas raporteve, familjari i shtruar në spital është mbesa e tij shtatëmbëdhjetë vjeçare, e cila ka marrë një transplant të palcës së kockave.
Raporti vuri në dukje se ajo ishte shtruar në spital gjatë Operacionit “Ruajtësi i Mureve”.
Sipas gazetës izraelite në gjuhën hebraike “Maariv”, zëdhënësi i spitalit tha se “gjatë luftës ajo u trajtua me përkushtim”.
“Izraeli di vetëm të japë një lloj ndihme humanitare dhe kjo vjen me koston e jetës së civilëve [izraelitë],” komentoi deputeti i partisë Yamina, Idit Sliman.
Sliman dënoi dështimin e qeverisë për të kthyer të burgosurit izraelitë të cilët janë bllokuar në Gaza, duke shtuar se ajo “do të kontaktojë Kryeministrin [Benjamin Netanyahu] sot për të zbuluar pse veprimi humanitar gjatë Operacionit [Gardiani i Mureve] ishte i njëanshëm”.
Trupat e ushtarëve të IDF*së, Oron Shaul dhe Hadar Goldin, të cilët ishin ata që u rrëmbyen nga terroristët e Hamasit në Rripin e Gazës në 2014, nuk janë kthyer si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit.
Deputeti Orit Struck, i Partisë Zioniste, u bëri jehonë deklaratave të Slimanit: “[Qeveria Izraelite] duke kryer veprime humanitare ndaj një prej armiqve tanë më të mëdhenj, i cili rrëmben ushtarët dhe civilët tanë, duhet të jetë në këmbim të kthimit të qytetarëve izraelitë.”
“Është betim i Hipokratit i një mjeku, për të trajtuar çdo person të sëmurë dhe të plagosur që i vjen përpara”, këmbënguli deputeti i partisë Meretz, Mossi Raz. “Ata duhet ta bëjnë këtë pa marrë parasysh fenë, racën, kombësinë, identitetin ose marrëdhënien familjare.”