Shefi i ri i Mossad, David Barnea: Nuk do ta lejojmë kurrë Iranin të ketë bombë atomike!
Shefi i ri i Mossad, David Barnea, paralajmëron se Irani po punon për të përmbushur “ëndrrën” e tij për blerjen e një bombe atomike
Shefi i ri i Mossad, David Barnea, paralajmëron se Irani po punon për të përmbushur “ëndrrën” e tij për blerjen e një bombe atomike, edhe pse zhvillon bisedime me fuqitë botërore për rivendosjen e marrëveshjes së vitit 2015 që kufizon programin e tij bërthamor.
“Kjo duhet të thuhet me zë të lartë dhe qartë: Irani po punon, edhe në këtë moment, për të përmbushur ëndrrën e tij bërthamore nën maskën ndërkombëtare të mbrojtjes,” thotë Barnea, në një ceremoni ndërsa ai pason “spymaster”-in në largim, Yossi Cohen, si kreu i agjencisë izraelite të spiunazhit.
“Nën mbrojtjen e marrëveshjes dhe pa të, me gënjeshtra dhe fshehje, Irani po bën përparim të vazhdueshëm drejt një programi të armëve të shkatërrimit në masë”, theksoi shefi i ri i Mossad, i 13-ti në detyre nga krijimi i agjencisë në vitin 1949.