Presidenti i World Jewish Congress, Ronald S. Lauder: Isaac Herzog, figurë e shquar e hebraizmit në botë!
Presidenti i World Jewish Congress (Kongresi Hebre Botëror), Ronald S. Lauder, uroi Isaac Herzog, për zgjedhjen e tij si Presidenti i i 11-të i Izraelit dhe vlerësoi angazhimin e Herzog për të luftuar antisemitizmin.
Presidenti i World Jewish Congress (Kongresi Hebre Botëror), Ronald S. Lauder, uroi Isaac Herzog, për zgjedhjen e tij si Presidenti i i 11-të i Izraelit dhe vlerësoi angazhimin e Herzog për të luftuar antisemitizmin.
“Unë nuk mund të mendoj për një përfaqësues më të mirë ose më të aftë të Shtetit të Izraelit dhe popullit të Izraelit – hebrenj dhe arabë, fetarë dhe sekularë,” tha Presidenti i Kongresit Hebre Botëror, Ronald S. Lauder.
Duke vërejtur historinë e familjes së Herzog – babai i tij, Chaim Herzog, një gjeneral në Forcat e Mbrojtjes së Izraelit, shërbeu si presidenti i gjashtë i Izraelit; dhe gjyshi i tij, Yitzhak HaLevi Herzog, shërbeu si rabini kryesor i Irlandës, dhe më vonë, duke ndjekur Rabbin Abraham Isaac Kook, kryeparbi Ashkenazi i Izraelit – Lauder tha se Herzog “sjell në këtë pozitë të re dinjitetin dhe thellësinë e një burri të vërtetë shteti.
“Duke ndjekur shërbimin e tij të shquar si kryetar i Agjencisë Hebraike për Izraelin, Isaac Herzog sjell në presidencën e Izraelit një kuptim dhe vlerësim të thellë për mozaikun që është hebraizmi botëror në lavdinë dhe larminë e tij,” tha Lauder.