Biden uron Bennett: SHBA dhe Izraeli miq të përjetshëm!
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, përgëzon Kryeministrin Naftali Bennett dhe thotë se ai mezi pret që të punojë me të.
Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, përgëzon Kryeministrin Naftali Bennett dhe thotë se ai mezit pret që të punojë me të.
“Në emër të popullit Amerikan, unë përgëzoj Kryeministrin Naftali Bennett, Kryeministrin Alternativ dhe Ministrin e Jashtëm Yair Lapid dhe të gjithë anëtarët e kabinetit të ri Izraelit. Unë pres që të punoj me Kryeministrin Bennett për të forcuar të gjitha aspektet e marrëdhënies së ngushtë dhe të qëndrueshme midis dy kombeve tona,”thotë Biden.
“Izraeli nuk ka mik më të mirë se Shtetet e Bashkuara. Lidhja që bashkon njerëzit tanë është dëshmi e vlerave tona të përbashkëta dhe dekadave të bashkëpunimit të ngushtë dhe ndërsa ne vazhdojmë të forcojmë partneritetin tonë, Shtetet e Bashkuara mbeten të palëkundura në mbështetjen e tyre për sigurinë e Izraelit. Administrata ime është plotësisht e angazhuar për të punuar me qeverinë e re izraelite për të avancuar sigurinë, stabilitetin dhe paqen për izraelitët, palestinezët dhe njerëzit në të gjithë rajonin e gjerë.”, shton ai.
Kryeministri Naftali Bennett falënderon Presidentin e SHBA Joe Biden për urimet e tij.
“Faleminderit Z. President! Unë pres që të punoj me ju për të forcuar lidhjet midis dy kombeve tona, ”shkruan ai në Twitter.
Thank you Mr. President! I look forward to working with you to strengthen the ties between our two nations ???? pic.twitter.com/RNYPX4amGE
— Naftali Bennett בנט (@naftalibennett) June 13, 2021