
Valentina Leskaj: Marrëveshje akademike e rëndësishme midis Universitetit të Tiranës dhe Bar-Ilan në Izrael
Marrëveshja u nënshkrua për palën shqiptare nga rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Artan Hoxha dhe palën izraelite nga Zv. Presidentja Prof. Moche Lewenstein.

Nga Valentina Leskaj
Kisha kënaqesinë të isha një nga kontributoret e procesit, që i parapriu marrëveshjes së bashkëpunimit mes Universitetit të Tiranës dhe Universitetit BAR- ILan, Izrael, e cila u realizua falë nismës dhe kontributit të z. Robert Singer, Drejtor i IMPAKT, Izrael dhe Ambasadorit të Shqipërisë në Izrael, z. Bardhyl Canaj, por dhe eficencës dhe dedikimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Prof. Artan Hoxha.
Ndiq "Izraeli Biznes" në Facebook dhe Twitter dhe Instagram dhe behu anetar i Grupit Izraeli dhe Shqiptaret
Kjo marrëveshje u nënshkrua për palën shqiptare nga rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Artan Hoxha dhe palën izraelite nga Zv. Presidentja Prof. Moche Lewenstein.
Jam e kënaqur që dhe në cilësinë e anëtares së Bordit të Lëvizjes kundër Antisemitizmit, materializuam një bashkëpunim të rëndësishëm në fushën akademike dhe kulturore me një ndër Universitetet më të rëndësishme ne Izrael, sidomos në fushën e teknologjisë.
Ky bashkëpunim do të jetë i përqëndruar në fushën e kërkimit shkencor, trajnimeve dhe organizimin e aktiviteteve shkencore ndërkombëtare, duke sjellë mundësi te shkelqyera për stafet akademike të Universitetit të Tiranës si dhe për studentët qe janë pjesë e programeve akademike.
Një arritje dhe për konsolidimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Izraelit!