Elisa Spiropali: Avital Leibovich, gruaja e fortë izraelite dhe mikja e madhe e Shqipërisë dhe Kosovës
Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputete e Partisë Socialiste, e vlerësoi maksimalisht Drejtoren e Komitetit Hebreo-Amerikan, (AJC, Jerusalem), Avital Leibovich.
Znj.Elisa Spiropali, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputete e Partisë Socialiste, e vlerësoi maksimalisht Drejtoren e Komitetit Hebreo-Amerikan, (AJC, Jerusalem), Znj. Avital Leibovich.
“Një grua e fortë, e angazhuar maksimalisht në krijimin e urave të bashkëpunimit mes komunitetit hebre në botë, shtetit të Izraelit dhe Shqipërisë e Kosovës. Një falënderim të posaçëm për Valin, anëtare e bordit të Lëvizjes në Luftën kundër Anti-Semitizmit, për organizimin e këtij takimi me gra politikane dhe të shoqërisë civile.”, shkruan ministrja shqiptare në një postim në rrjetet sociale.
Në darkën e shtruar për nder të miqve nga Izraeli morën pjesë ministret Milva Ekonomi dhe Ervis Kushi, si dhe ish-ministrja Valentina Leskaj, aktualisht anëtare e bordit të Lëvizjes në Luftën kundër Anti-Semitizmit.
Presidenti Ilir Meta vlerëson me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” Kryetaren e Komitetit Hebreo-Amerikan, Avital Leibovich. Sipas Metës, Leibovich është një zë i fuqishëm në mbështetje të Shqipërisë dhe të Kosovës, promovuese e palodhur e kontributit unik të shqiptarëve për mbrojtjen dhe shpëtimin e hebrenjve gjatë periudhës së errët të Holokaustit.
Postimi i plotë:
?????? | Takim tejet miqësor me Drejtoren e Komitetit Hebreo-Amerikan, (AJC, Jerusalem), Znj. Avital Leibovich.
Një grua e fortë, e angazhuar maksimalisht në krijimin e urave të bashkëpunimit mes komunitetit hebre në botë, shtetit të Izraelit dhe Shqipërisë e Kosovës.
Shqiptarët e kanë dëshmuar hershëm veçantinë dhe kurajon përmes kodit të mbrojtjes së mikut, kur në L.II Botërore në vendin tonë u strehuan dhe u shpëtuan mijëra hebrenj. Miqësia jonë me popullin e Izraelit dhe forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve me aleatët tanë të mëdhenj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk janë pjesë e asnjë axhende, por qasje natyrale me miq dhe mbështetës të vendit tonë në sfidat e përbashkëta.
Një falënderim të posaçëm për Valin, anëtare e bordit të Lëvizjes në Luftën kundër Anti-Semitizmit, për organizimin e këtij takimi me gra politikane dhe të shoqërisë civile.