Ambasadorja Demiri: Jam mahnitur me njohuritë e të rinjve izraelitë për Kosovën
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, priti në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në JerusalemRachel Amrani, Drejtoreshë e Shkollës së Ambasadorëve të Rinj në Petah Tikva të Shtetit të Izraelit, dhe z. Steven Aiello, themelues dhe bashkëdrejtues i programit Debati për Paqen në Izrael, së bashku me nxënësit e tyre.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, priti në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem, znj.Rachel Amrani, Drejtoreshë e Shkollës së Ambasadorëve të Rinj në Petah Tikva të Shtetit të Izraelit, dhe z. Steven Aiello, themelues dhe bashkëdrejtues i programit Debati për Paqen në Izrael, së bashku me nxënësit e tyre.
“Ishte një kënaqësi e madhe për mua të pres zonjën Rachel Amrani, Drejtoreshë e Shkollës së Ambasadorëve të Rinj në Petah Tikva të Shtetit të Izraelit, dhe z. Steven Aiello, themelues dhe bashkëdrejtues i programit Debati për Paqen në Izrael, së bashku me nxënësit e tyre të klasës së shtatë, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jerusalem.
Jam mahnitur me njohuritë e këtyre të rinjve izraelitë për Kosovën. Uroj që të sjell bashkëmoshatarët e tyre kosovarë në Izrael në kuadër të bashkëpunimit për vizita shkëmbimi të nxënësve e studentëve të dy shteteve tona. ????”, shkruan ambasadorja Demiri në rrjetet sociale.