Demiri takon Roznek: Bashkëpunim biznesesh izraelite me ato kosovare!
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, priti në selinë e ambasadës në Jeruzalem Roy Roznek, anëtar i Kryesisë së Federatës së Odave Izraelite të Tregtisë (FICC).
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, priti në selinë e ambasadës në Jeruzalem Roy Roznek, anëtar i Kryesisë së Federatës së Odave Izraelite të Tregtisë (FICC).
“Ishte kënaqësi të prisja në takim z. Roy Roznek, anëtar i Kryesisë së Federatës së Odave Izraelite të Tregtisë (FICC), në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Jerusalem. Z. Roznek u interesua për bashkëpunimin ekonomik me Kosovën, veçanërisht për vendosjen e kontakteve midis FICC dhe Odës Ekonomike të Kosovës. Gjithashtu, z. Roznek shprehu gatishmëri për të kontribuar në lidhjen e bizneseve izraelite me ato kosovare”, shkruan ambasadorja Demiri në rrjetet sociale.