Gramoz Ruçi uron Mickey Levy: Marrëdhënie të shkëlqyera mes dy parlamenteve Shqipëri – Izrael
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i dërgoi një letër urimi Mickey Levy, me rastin e zgjedhje së tij Kryetar i Knesset, Parlamenti i Izraelit.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, i dërgoi një letër urimi Mickey Levy, me rastin e zgjedhje së tij Kryetar i Knesset, Parlamenti i Izraelit.
“Përfitoj nga rasti t’Ju shpreh dëshirën që bashkëpunimi mes dy Parlamenteve tona të ketë një dinamikë të re për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes popullit shqiptar dhe atij hebre. Shpreh vullnetin dhe dëshirën e Kuvendit të Shqipërisë për të punuar ngushtë me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona”, shkruan kryeparlamentari shqiptar në letrën e tij drejtuar homologut të tij izraelit.
Letra e plotë
I nderuar zoti Kryetar,
Më lejoni që në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim, t’Ju përcjell, urimet më të mira dhe më të sinqerta, me rastin e zgjedhjes Tuaj si Kryetar i Parlamentit (Knesset) të Shtetit të Izraelit dhe t’Ju uroj suksese në punën Tuaj të nderuar dhe me plot përgjegjësi.
Përfitoj nga rasti t’Ju shpreh dëshirën që bashkëpunimi mes dy Parlamenteve tona të ketë një dinamikë të re për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera mes popullit shqiptar dhe atij hebre. Shpreh vullnetin dhe dëshirën e Kuvendit të Shqipërisë për të punuar ngushtë me Ju në të ardhmen, në dobi të forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes vendeve tona.
Duke shprehur dhe një herë urimet e mia më të mira për një veprimtari të suksesshme, lutem pranoni, i nderuar zoti Kryetar, ndjenjat e konsideratës time më të lartë.
Sinqerisht,
Gramoz RUÇI
Sh.T.Z. Mickey Levy
Kryetar i Knesset të Shtetit të Izraelit