Bennett zgjedh ish-zyrtarin e lartë të Mossad, si këshilltarin e tij të ri të Sigurisë Kombëtare

Eyal Hulata, 45 vjeç, kaloi 23 vjet në agjencinë e spiunimit; Kryeministri vlerëson ‘përvojën, performancën dhe kuptimin e tij të sfidave strategjike të Izraelit’


Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett, zgjodhi Eyal Hulata si kreu i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Izraelit.

Hulata, 45 vjeç, shërbeu në agjensinë e spiunazhit Mossad të Izraelit për rreth 23 vjet, përfshirë në pozicione të larta.

Gjatë shërbimit të tij, ai drejtoi departamentin e agjencisë së spiunimit për planifikimin strategjik dhe njësinë e saj të teknologjisë.

Gjithashtu gjatë kohës së tij në Mossad, Hulata u dha Çmimi i Mbrojtjes së Izraelit për veprime të paspecifikuara.

“Në dritën e përvojës së tij, performancës dhe kuptimit të tij për sfidat strategjike të Izraelit në sferat e sigurisë dhe diplomatike, Kryeministri Bennett zgjodhi ta emëronte atë,” tha një deklaratë nga Kryeministri.

Hulata jeton në qytetin qendror të Kfar Saba, me gruan dhe tre fëmijët e tij. Ai ka një doktoraturë në fizikë nga Universiteti i Tel Avivit, një master në administratën publike nga Universiteti i Harvardit dhe është i diplomuar në programin Talpiot të IDF-së në Universitetin Hebraik.

Hulata do të pasojë Meir Ben-Shabbat, i cili njoftoi në fillim të këtij muaji se do të tërhiqej nga roli.

Kompania izraelite LR Group, projekt investimesh në Shqipëri

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, priti Ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Izrael

Izrael-Shqipëri, bashkëpunim në fushën ekonomike dhe sigurinë kibernetike

Ministria e Jashtme të Izraelit reagon pas vizitës në Jeruzalem, të delegacionit nga Ministria e Jashtme të Shqipërisë.

Shqipëri

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Kosove

Kosova merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv

Republika e Kosovës po merr pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Turizmit në Tel Aviv të Shtetit të Izraelit

OPED

Izraelin dhe Kosovën e pret një ardhme e shkëlqyer bashkëpunimi ekonomik

Anëtar i kryesisë së Dhomës së Tregtisë së Izraelit dhe anëtar i bordit drejtues të Institutit të Eksporteve të Izraelit

Bota

Koçiu-Hareven: Shkëmbim i njohurive mjekësore me Izraelin

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu takim me Yoel Hareven, drejtor mjekësor në “Sheba Medical Centre”

Spyzone

Rrëfehet ish-shefi i Mossad, Yossi Cohen: Operacionet që mahnitën shërbimet inteligjente

Yossi Cohen jep detaje specifike të veprimeve të Mossad kundër programit bërthamor të Teheranit