Ines Demiri viziton spitalin izraelit “Shaare Zedek”, që dha ndihmë mjekësore për refugjatët kosovarë në 1999
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, vizitoi Qendrën Mjekësore Shaare Zedek, në Jeruzalem.
Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, në vazhdën e aktiviteteve për të nxitur bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit, vizitoi Qendrën Mjekësore Shaare Zedek, në Jerusalem, ku u takua me Dr. Ofer Merin, drejtor i përgjithshëm i këtij spitali dhe kirurg kardiotorak.
Shaare Zedek është qendra më e madhe mjekësore shumëdisiplinare në Jerusalem e cila ofron shërbime të avancuara në shumicën e specialiteteve.
Drejtuesit e spitalit izraelit i dhuruan ambasadores Ines Demiri, një suvenir të çmuar fotografik në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për ndihmën mjekësore të Qendrës Mjekësore Shaare Zedek për refugjatët kosovarë më 1999.
“Gjatë vizitës sime në Qendrën Mjekësore Shaare Zedek, në Jerusalem, pata nderin të takoja Dr. Ofer Merin, drejtor i përgjithshëm i këtij spitali dhe kirurg kardiotorak. Shaare Zedek është qendra më e madhe mjekësore shumëdisiplinare në Jerusalem e cila ofron shërbime të avancuara në shumicën e specialiteteve.
Ishte kënaqësi e veçantë të pranoja një suvenir të çmuar fotografik në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për ndihmën mjekësore të Qendrës Mjekësore Shaare Zedek për refugjatët kosovarë më 1999.
Me Dr. Merin biseduam për mundësitë për bashkëpunim midis institucioneve shëndetësore kosovare dhe izraelite.????”, shkruan ambasadorja e Kosovës në rrjetet sociale.