Skënder Asani: Ambasadori Dan Oryan, një mik i madh i shqiptarëve edhe në Maqedoninë e Veriut
Ambasadori Oryan i ofroi ITSHKSH-së mbështetetje partneriteti me Universitetin Ban Ilan dhe Universitetin Haifa në Izrael.
Gati një vit pas fillimit të pandemisë, patëm mundësinë të takoheshim me ambasadorin izraelit Dan Orian dhe konsullin e nderit të shtetit të Izraelit z. Gradimir Shumkovskit.
Dje në ambientet e ITShKSh-së, drejtori i Institutit z. Skender Asani dhe ekipi i tij patën mundësinë të diskutojnë mbi arritjet aktuale dhe planet e ardhshme të Departamentit për edukimin dhe studimin e Holokaustit. Asani theksoi se kjo vizitë ka një rëndësi të madhe për Institutin, përkundër faktit që Shkëlqesia e Tij Dan Orian nuk mund të vizitonte vendin tonë rregullisht për shkak të gjendjes së pandemisë përgjatë vitit të kaluar, megjithatë kemi realizuar projekte të rëndësishme dhe jashtëzakonisht të suksesshme me mbështetjen e tij të madhe, për të cilat në veçanti krenohemi.
Takimi diskutoi hapjen e Departamentit për edukimin dhe studimin e Holokaustit dhe të gjitha projekteve të tij të suksesshme në vitet e fundit, dhe shumica e bisedës iu kushtua thellimit të mbështetjes dhe partneritetit midis ITShKSh-së dhe universiteteve në Izrael.
Morëm mbështetje të parezervuar nga ambasadori Orian për intensifikimin e mendimit shkencor dhe partneritetin me disa nga universitetet më prestigjioze në Izrael, Universitetin Ban Ilan dhe Universitetin Haifa, si dhe u informuam se do të merren hapa nga ana e tij për t’i ngritur institucionet tona në një nivel edhe më të lartë.
Vizita e tij në Institutin tonë, për ne personalisht, si miq dhe partnerë, do të thotë shumë dhe kjo është arsyeja se pse drejtori Asani shprehu mirënjohjen e tij të thellë për gjithë mbështetjen e deritanishme, duke uruar suksese edhe më të mëdha në fushën e bashkëpunimit reciprok dhe partneritetit midis dy vendeve tona.